Manchester United e shet Fredin në Turqi

Mesfushori brazilian Fred zyrtarisht është larguar nga Manchester United për t’ju bashkuar Fenerbahçes për 12.9 milionë funte. Mesfushori i ishte bashkuar Unitedit nga Shakhtar Donetsk i Ukrainës në verën e vitit 2018 dhe bëri 213 paraqitje për Djajtë e Kuq në të gjitha garat. Klubi nga Anglia ka konfirmuar që Fred do t’i kryejë testet […]

Manchester United e shet Fredin në Turqi

Mesfushori brazilian Fred zyrtarisht është larguar nga Manchester United për t’ju bashkuar Fenerbahçes për 12.9 milionë funte.

Mesfushori i ishte bashkuar Unitedit nga Shakhtar Donetsk i Ukrainës në verën e vitit 2018 dhe bëri 213 paraqitje për Djajtë e Kuq në të gjitha garat.

Klubi nga Anglia ka konfirmuar që Fred do t’i kryejë testet mjekësore në Stamboll të shtunën para se transferi të konfirmohet.

Ndeshja e fundit e 30 vjeçarit për skuadrën ishte finalja e FA Cupës në qershor dhe United pritet të marrë 10 milionë euro plus 5 milionë të tjera me bonuse nga Fenerbahçe.

Erik ten Hag kështu dëshiron të bëjë vend për mesfushorë të rinj, ku pos Fred edhe Donny van de Beek është lidhur me një largim nga kjo skuadër.

Mesfushori do të udhëtojë nesër për në Stamboll për t’i bërë testet mjekësore dhe mandej për ta vulosur kalimin e tij në Turqi.