Maqedonci pret në takim Komisioneren Parlamentare të FSK-së, e uron për detyrën e re

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim Komisioneren Parlamentare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Remzije Zeqiraj, të cilën e uroi për detyrën e re në të cilën është emëruar. Kështu bën të ditur në rrjetin e tyre në Facebook, ministria e Mbrojtjes. Sipas ministrisë, Maqedonci u zotua se gjatë mandatit për […]

Maqedonci pret në takim Komisioneren Parlamentare të FSK-së, e uron për detyrën e re
maqedonci-pret-ne-takim-komisioneren-parlamentare-te-fsk-se,-e-uron-per-detyren-e-re

maqedonci-pret-ne-takim-komisioneren-parlamentare-te-fsk-se,-e-uron-per-detyren-e-re

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim Komisioneren Parlamentare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Remzije Zeqiraj, të cilën e uroi për detyrën e re në të cilën është emëruar.

Kështu bën të ditur në rrjetin e tyre në Facebook, ministria e Mbrojtjes.

Sipas ministrisë, Maqedonci u zotua se gjatë mandatit për të cilin është emëruar Zeqiraj, do të ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë në ushtrimin sa më efikas të detyrës së saj.

“Duke e njohur mirë ushtrinë si një ish-ushtarake, me të do të punojmë ngushtë në ruajtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të personelit ushtarak”, theksoi ndër tjerash ministri.