Maqedonia e Veriut voton në zgjedhjet presidenciale, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë për presidentin e vendit. Kutitë e votimit janë hapur që në orën 7:00, ndërsa do të mbyllen në orën 19:00. Të drejtë vote kanë 1.814.317 persona ndërsa 1.713.758  votues janë të regjistruar për votim në 3.480 vendvotime në tërë vendin. Në garë janë 7 kandidatë, kurse këto janë […]

Maqedonia e Veriut voton në zgjedhjet presidenciale, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Fisnik Xhelili, Portalb.mk

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë për presidentin e vendit. Kutitë e votimit janë hapur që në orën 7:00, ndërsa do të mbyllen në orën 19:00. Të drejtë vote kanë 1.814.317 persona ndërsa 1.713.758  votues janë të regjistruar për votim në 3.480 vendvotime në tërë vendin. Në garë janë 7 kandidatë, kurse këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale, raporton Portalb.mk. 

Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.

15:30 – Angellovski: Në një vendvotim në Shkup është gjetur bombë tymuese e shpërthyer

15:15 – Është arrestuar një person nga Ohri, ka fotografuar fletën e votimit

15:00 – Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet presidenciale të RMV-së 1994-2024

14:16 – RMV, Bajrami: Dita e zgjedhjeve po zhvillohet pa parregullsi më të mëdha

14:10 – MPB: Votimi në përgjithësi po zhvillohet qetë, pa probleme

14:00 – Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019

12:46 – Misioni i ODIHR-së në RMV ka më shumë se 200 vëzhgues në zgjedhje, rezultatet fillestare do t’i prezantojë nesër

12:00 – Dalja e votuesve deri në orën 11, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019

11:46 – RMV, prokurori Bajrami në ora 13 do t’i kumtojë informatat fillestare për zgjedhjet nga PP në gjithë vendin

11:14 – RMV, Toshkovski: Gjendja e sigurisë stabile, nuk ka ndonjë parregullsi në procesin zgjedhor

10:15 – KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 9 është 3,85 përqind

09:15 – RMV, raportoni shkeljet e së të drejtës së votës në këtë linjë telefonike

09:00 – Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

08:00 – RMV, përqindja e daljes së votuesve në të gjitha zgjedhjet presidenciale deri më tani (Infografik)

07:00 – Janë hapur kutitë, vijon votimi

22.04.2024

Heshtje zgjedhore për presidencialet, fushatë për parlamentaret, votuan mijëra të paraqitur

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka raportuar që dje deri në ora 19:00, në vendvotimet që gjendet në mërgatë, 35 % e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote, e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, transmeton Portalb.mk. Dje, votimi për zgjedhjet presidenciale u zhvillua për të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në Shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit apo diasporë.

Gjatë heshtjes zgjedhore propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.

Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.

Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve, si dhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.

Heshtja mbaron sot në ora 19.00 pasi mbyllen kutitë e votimit.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të përkojë me zgjedhjet parlamentare të 8 majit dhe kur votuesit të shkojnë në qendrat e votimit para se të marrin fletëvotimin, do të duhet të deklarojnë nëse do të votojnë për të dyja zgjedhjet ose jo. Nëse nuk duan të votojnë në asnjë prej zgjedhjeve, nuk do të mund të ndryshojnë mendje gjatë ditës dhe të kthehen sërish në qendrën e votimit dhe të votojnë.

LEXO: Afër një mijë vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes do ndjekin zgjedhjet presidenciale në RMV