Mbyllet pjesa e parë në “Fadil Vokrri”, s’ka gola në takimin Kosovë – Rumani

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen kualifikuese ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë. Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 0:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. “Dardanët” kanë pasur iniciativën në fraksionin e parë të lojës, por ndonjë tentim serioz në portën e rumunëve. Vlen të përmendet se gjendja e fushës në stadiumin […]

Mbyllet pjesa e parë në “Fadil Vokrri”, s’ka gola në takimin Kosovë – Rumani

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen kualifikuese ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë.

Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 0:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” kanë pasur iniciativën në fraksionin e parë të lojës, por ndonjë tentim serioz në portën e rumunëve.

Vlen të përmendet se gjendja e fushës në stadiumin e kryeqytetit nuk është më e mira. Ekipet në disa raste kanë hasur në vështirësi gjatë pasimeve dhe kontrollit të topit.

Kosova dhe Rumania po përballen në kuadër të Grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Dy kombëtaret ndajnë grupin edhe me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën.