Më 11 prill në Shkup do të shfaqet “Zonjat e Avinjonit”

Opera dhe Baleti Nacional në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar që më 11 prill do të shfaqet vepra artistike “Zonjat e Avinjonit”, transmeton Portalb.mk. “Njoftim për opinionin: Informata rreth shfaqjes atraktive të baletit “Zonjat e Avinjonit” më 11.04.2024, ora 20:00 në kuadër të edicionit të 20 vjetorit të Tanc Fest Shkup”, njoftoi nga Opera dhe […]

Më 11 prill në Shkup do të shfaqet “Zonjat e Avinjonit”
Pamje nga shfaqja Bukuroshja e fjetur. Foto nga IN Opera dhe Baleti

Opera dhe Baleti Nacional në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar që më 11 prill do të shfaqet vepra artistike “Zonjat e Avinjonit”, transmeton Portalb.mk.

“Njoftim për opinionin: Informata rreth shfaqjes atraktive të baletit “Zonjat e Avinjonit” më 11.04.2024, ora 20:00 në kuadër të edicionit të 20 vjetorit të Tanc Fest Shkup”, njoftoi nga Opera dhe Baleti Nacional në Maqedoninë e Veriut.

Kjo shfaqje e bazuar në pikturën e Pablo Pikasos, ku flitet për pesë gra, shënon edhe fillimin e festivalit ndërkombëtar “Tanc Fest Shkup 2024”.

Pjesë e këtij festiвali pritet të jetë edhe programi “Paralelet” ku përfshihen tri shfaqje nga Opera dhe Baleti Nacional.