Ministri Rashiq kërkon që për krimet e luftës në Kosovë, të mos i lihet faji gjithë shtetit të Serbisë

Rashiq kërkon që për krimet e luftës në Kosovë, të mos i lihet faji gjithë shtetit të Serbisë. Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, ka votuar kundër propozim-vendimit “për themelimin e Grupit Punues për hartimin e Konceptimit për themelimin e Muzeut për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe […]

Ministri Rashiq kërkon që për krimet e luftës në Kosovë, të mos i lihet faji gjithë shtetit të Serbisë

Rashiq kërkon që për krimet e luftës në Kosovë, të mos i lihet faji gjithë shtetit të Serbisë.

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, ka votuar kundër propozim-vendimit “për themelimin e Grupit Punues për hartimin e Konceptimit për themelimin e Muzeut për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës”.

Rashiq nuk është pajtuar që për krime lufte të fajësohet një vend i tërë.

“Mendoj se në një mënyrë kategorizimi apo përgjithësimi i një vendi për krimet nuk është adekuat. E mbi të gjitha, kur përmendet çështja e brezave të ardhshëm, mendoj se nuk duhet të bëjmë një kategorizim të tillë, duke e bërë një shtet të tërë kriminal. Sigurisht se pajtohem që të tregohet pjesa që duhet, në mënyrë që të mos ndodhin më krime të tilla, e përgjegjësitë të përballen me drejtësisë. Por, përgjithësimi i krimeve e adresimi i fajit te një shtet i tërë nuk mendoj se duhet të bëhet”, tha Rashiq në mbledhje të Qeverisë, duke bërë thirrje që të përmirësohet teksti.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se çështja e tekstit do të adresohet nga organet përkatëse, e ka thënë se nuk duhet bërë fajësimi i popullit, pasi kjo nuk përputhet “me qeverisjen progresiste”.

Propozim-vendimi është votuar në mbledhjen e Qeverisë.