Ministri Sveçla njofton se është arrestuar dhe një serb i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

Arrestohet edhe një serb i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri. Policia e Kosovës ka arrestuar këtë të shtunë në Jarinjë një serb, i cili dyshohet për sulm ndaj gazetërëve në veri të vendit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se i arrestuari […]

Ministri Sveçla njofton se është arrestuar dhe një serb i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

Arrestohet edhe një serb i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri.

Policia e Kosovës ka arrestuar këtë të shtunë në Jarinjë një serb, i cili dyshohet për sulm ndaj gazetërëve në veri të vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se i arrestuari është Dalibor Spasiq, të cilin e ka quajtur kriminel.

“Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri në Facebook.

“Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dinë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”.