Ministrja Haxhiu: Po i identifikojmë kriminelët që t’i sjellim para drejtësisë

Haxhiu: Po i identifikojmë kriminelët që t’i sjellim para drejtësisë. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se bandat e organizuara kriminale serbe të cilat udhëhiqen nga Vuçiq nuk do të tolerohen. Ajo shton se sulmet ndaj policisë, gazetarëve që kryenin punën e tyre dhe KFOR-it, janë të papranueshme dhe të dënueshme. “Republika e Kosovës nuk […]

Ministrja Haxhiu: Po i identifikojmë kriminelët që t’i sjellim para drejtësisë

Haxhiu: Po i identifikojmë kriminelët që t’i sjellim para drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se bandat e organizuara kriminale serbe të cilat udhëhiqen nga Vuçiq nuk do të tolerohen.

Ajo shton se sulmet ndaj policisë, gazetarëve që kryenin punën e tyre dhe KFOR-it, janë të papranueshme dhe të dënueshme.

“Republika e Kosovës nuk do të lejojë veprime që cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial dhe as përmbushje të apetiteve të Vuçiqit.

Të gjithë, pa dallim duhet të dënojnë këto akte kriminale. Ata që pamë sot nuk janë qytetarë serb që janë të pakënaqur me kryetarët legjitim por janë kriminelë që udhëhiqen nga Vuqiq me qëllim të destabilizimit”, thekson ministrja.

Haxhiu tutje njofton se institucionet e drejtësisë së bashku me policinë po identifikojnë kriminelët që t’i sjellin para drejtësisë.