Misioni i ODIHR-së në RMV ka më shumë se 200 vëzhgues në zgjedhje, rezultatet fillestare do t’i prezantojë nesër

Pas vizitës në dy vendvotime, përfaqësuesja e Misionit ndërkombëtar për vëzhgim të zgjedhjeve ODIHR, vlerësoi se fillimi është i mirë, por vlerësim të plotë për atë se si po zhvillohet procesi zgjedhor do të kenë pasi që në fund të ditës t’i grumbullojnë të dhënat nga vendvotimet në gjithë vendin, njofton Portalb.mk. “Deri tani vizitova […]

Misioni i ODIHR-së në RMV ka më shumë se 200 vëzhgues në zgjedhje, rezultatet fillestare do t’i prezantojë nesër
OSBE-ODIHR, Foto printscreen nga videoja e MIA-s

Pas vizitës në dy vendvotime, përfaqësuesja e Misionit ndërkombëtar për vëzhgim të zgjedhjeve ODIHR, vlerësoi se fillimi është i mirë, por vlerësim të plotë për atë se si po zhvillohet procesi zgjedhor do të kenë pasi që në fund të ditës t’i grumbullojnë të dhënat nga vendvotimet në gjithë vendin, njofton Portalb.mk.

“Deri tani vizitova vetëm dy vendvotime dhe nga mëngjesi atje gjithçka zhvillohejpa pengesa. Por, këto janë vetëm dy nga shumë vendvotimet, kështu që më të vërtetë nuk mundemi të nxjerrim konkluzione deri në fund të ditës”, deklaroi Xhilian Stirk, e cila e kryeson misionin për vëzhgim të zgjedhjeve të ODIHR-së në vend.

Kumtoi se sot kanë më shumë se 200 vëzhgues të sistemuar nëpër të gjithë rajonet në shtet, si dhe vëzhgues për afat më të gjatë të cilët janë këtu nga hapja e misionit, në fund të marsit. Theksoi se po i vëzhgojnë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut duke i vlerësuar sipas obligimeve ndërkombëtare dhe legjislacioni vendor.

“Në mënyrë kolektive e vlerësojmë gjithë procesin zgjedhor, nga korniza e legjislacionit e deri te zbatimi i zgjedhjeve, duke e përshirë edhe financimin e fushatës dhe, gjithsesi, rolin e mediave. Nesër do t’i prezantojmë rezultatet e tona fillestare, do të mbajmë konferencë shtypi, të gjithë jeni të mirëseardhur të na bashkangjiteni atje dhe do të ketë mundësi për pyetje të gazetarëve pas deklaratës së shkurtër që do ta jap unë, si dhe partnerët e tanë nga Këshilli i Evropës”, tha Stirk.