MPB-ja dënon sulmin ndaj Guriqit: Kjo dëshmon se Serbia s’ka ndryshuar qasje

Ministria e Punëve të Brendshme ka dënuar sulmin ndaj Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Gorski Guriq. Kjo ministri thotë se nga Policia e Kosovës janë njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur vetura e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Gorski Guriq. “Ky sulm ndaj z. Guriç dëshmon […]

MPB-ja dënon sulmin ndaj Guriqit: Kjo dëshmon se Serbia s’ka ndryshuar qasje
mpb-ja-denon-sulmin-ndaj-guriqit:-kjo-deshmon-se-serbia-s’ka-ndryshuar-qasje

mpb-ja-denon-sulmin-ndaj-guriqit:-kjo-deshmon-se-serbia-s’ka-ndryshuar-qasje

Ministria e Punëve të Brendshme ka dënuar sulmin ndaj Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Gorski Guriq.

Kjo ministri thotë se nga Policia e Kosovës janë njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur vetura e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Gorski Guriq.

“Ky sulm ndaj z. Guriç dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar qasjen dhe sulmet e saj kriminale ndaj qytetarëve serb që janë lojal ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky akt është në vazhdën e djegieve të njëpasnjëshme të veturave të qytetarëve serb që bashkëpunojnë apo angazhohen në institucionet e Republikës sonë”, thuhet në reagimin e MPB-së.

“Sulmet e tilla të Serbisë që targetojnë qytetarët serb që angazhohen në institucionet tona, synojnë që të krijojnë pasiguri tek qytetarët tanë dhe të përcjellin edhe mesazhin e fatit të atyre që duan të angazhohen në institucionet tona”, thuhet tutje në komunikatë.

Ministria e fton Policinë e Kosovës për angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti dhe sjelljen e kryesve para drejtësisë.

“Institucionet tona do të vazhdojnë të jenë të hapura për angazhim dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim”, thuhet në fund të reagimit.