Murati: 700 milionë € për sigurinë e mbrojtjen, vitin tjetër koeficienti i pagave 110 €

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, ku është miratuar buxheti për vitin tjetër, tha se prioritet do t’i kushtohet sigurisë dhe mbrojtjes. Buxheti për këtë kategori ai tha se do të jetë 700 milionë euro, ndërsa koeficienti i pagave pritet të jetë 110 euro. […]

Murati: 700 milionë € për sigurinë e mbrojtjen, vitin tjetër koeficienti i pagave 110 €
murati:-700-milione-e-per-sigurine-e-mbrojtjen,-vitin-tjeter-koeficienti-i-pagave-110-e

murati:-700-milione-e-per-sigurine-e-mbrojtjen,-vitin-tjeter-koeficienti-i-pagave-110-e

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, ku është miratuar buxheti për vitin tjetër, tha se prioritet do t’i kushtohet sigurisë dhe mbrojtjes.

Buxheti për këtë kategori ai tha se do të jetë 700 milionë euro, ndërsa koeficienti i pagave pritet të jetë 110 euro.

“Ky buxhet parashihet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro dhe parashihet të ndikojë te qytetari. Gjithashtu pritet të rritet edhe koeficienti i Ligjit të Pagave, nga 105 euro në 110. Pra paga minimale bruto do të jetë mbi 700 euro”, u shpreh Murati.

“Prioritet iu është dhënë sigurisë dhe mbrojtjes, ku MPB-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes u është ndarë buxhet mbi 700 milionë euro së bashku këto dy dikastere”.