Murtezaj: Sektori i ndërtimtarisë dhe i gastronomisë kanë më së shumti punëtorë të padeklaruar

Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të ATK-së, Ilir Murtezaj, është shprehur se sipas të dhënave në terren, sektori i ndërdimtarisë dhe ai i gastronomisë kanë më tepër punëtorë të padeklaruar. Ndërkaq sa i përkerë punëtorëve të deklaruar, ai tha se sipas të dhënave të muajit korrik, janë rreth 15 mijë më shumë sesa gjatë […]

Murtezaj: Sektori i ndërtimtarisë dhe i gastronomisë kanë më së shumti punëtorë të padeklaruar
murtezaj:-sektori-i-ndertimtarise-dhe-i-gastronomise-kane-me-se-shumti-punetore-te-padeklaruar

murtezaj:-sektori-i-ndertimtarise-dhe-i-gastronomise-kane-me-se-shumti-punetore-te-padeklaruar

Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të ATK-së, Ilir Murtezaj, është shprehur se sipas të dhënave në terren, sektori i ndërdimtarisë dhe ai i gastronomisë kanë më tepër punëtorë të padeklaruar.

Ndërkaq sa i përkerë punëtorëve të deklaruar, ai tha se sipas të dhënave të muajit korrik, janë rreth 15 mijë më shumë sesa gjatë muajit korrik të vitit të kaluar.

“Nëse iu referohemi të dhënave nga terreni atëherë del se sektori i ndërtimtarisë dhe sektori i gastronomisë kanë më tepër punëtorë të padeklaruar. Sipas të dhënave të muajit korrik, i kemi mbi 405 mijë punëtorë të raportuar, rreth 15 mijë më shumë sesa gjatë muajit korrik të vitit të kaluar”, është shprehur Murtezaj./REL