“NATO ndaloi gjenocidin serb në Kosovë”, Kurti kujton 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec 

Më 25 mars 1999, në Fortesë të Rahovecit u vranë 69 shqiptarë, mes tyre 15 fëmijë. Më i vogli ishte 3 vjeç. Atë ditë në Celinë të Rahovecit, rreth 500 ushtarë të Serbisë hynë në fshat nga katër drejtime. Ata vranë e masakruan 82 persona të moshave të ndryshme. 18 nga trupat i dogjën. 13 […]

“NATO ndaloi gjenocidin serb në Kosovë”, Kurti kujton 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec 
“nato-ndaloi-gjenocidin-serb-ne-kosove”,-kurti-kujton-25-vjetorin-e-masakrave-serbe-ne-gjakove-e-rahovec 

“nato-ndaloi-gjenocidin-serb-ne-kosove”,-kurti-kujton-25-vjetorin-e-masakrave-serbe-ne-gjakove-e-rahovec 

Më 25 mars 1999, në Fortesë të Rahovecit u vranë 69 shqiptarë, mes tyre 15 fëmijë. Më i vogli ishte 3 vjeç.

Atë ditë në Celinë të Rahovecit, rreth 500 ushtarë të Serbisë hynë në fshat nga katër drejtime.

Ata vranë e masakruan 82 persona të moshave të ndryshme. 18 nga trupat i dogjën.

13 nga të vrarët ishin fëmijë: Alma (18 muajshe), Albani (5 vjeҫ), Bledari (8 vjeҫ), Besarti (10 vjeҫ), Altini (10 vjeҫ), Albulena (11 vjeҫe), Suzana (11 vjeҫe), Burbuqe (13 vjeҫe) nga familja Zeqiri, Ramazani (8 vjeҫi), Mejremja (15 vjeҫe) dhe Gëzimi (17 vjeҫ) nga familja Salihu, dhe Bedrush Hasani (15 vjeҫ) e Alban Rexhepi (14 vjeҫ).

Kryeministri Albin Kurti duke kujtuar ato ditë të rënda thotë se policët e Serbisë ishin treguar të pamëshirshëm edhe ndaj grave e fëmijëve.

“Kërkoni ndihmë nga NATO tash!”, u kishin thënë policët e Serbisë grupit prej 13 shqiptarëve në Fortesё (ish Bellacёrkё) para se të shtinin mbi ta me armë automatike. Çlirimi, Lumturija, Dhurata, Dardana dhe Dardani nga familja Zhuniqi dhe Xhemajli, Qamilja, Fiqirija, Ilirijana, Marigona, Labinoti e Lirimi nga familja Spahiu mbeten të vrarë. Ekzekutimit i mbijetoi vetëm Shkodran Zhuniqi, 4 vjeҫar”, ka shkruar Kurti në Facebook.