Ndarja e mjeteve për drurë/ Galushi: Ndihmesë për komunitetet, nuk kanë pasur mundësi për pajisje elektrike

Vendimin e Qeverisë për subvencionim të drurëve për familjet me asistencë sociale e kanë mirëpritur nga komunitetet rom, ashkali, egjiptian. Ish – zëvendësministri i Bujqësisë, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, Erxhan Galushi në një prononcim për Front Online ka thënë që mjetet e ndara për dru, janë ndihmesë për familjet në nevojë. Ai thotë […]

Ndarja e mjeteve për drurë/ Galushi: Ndihmesë për komunitetet, nuk kanë pasur mundësi për pajisje elektrike
ndarja-e-mjeteve-per-drure/-galushi:-ndihmese-per-komunitetet,-nuk-kane-pasur-mundesi-per-pajisje-elektrike

ndarja-e-mjeteve-per-drure/-galushi:-ndihmese-per-komunitetet,-nuk-kane-pasur-mundesi-per-pajisje-elektrike


Vendimin e Qeverisë për subvencionim të drurëve për familjet me asistencë sociale e kanë mirëpritur nga komunitetet rom, ashkali, egjiptian.

Ish – zëvendësministri i Bujqësisë, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, Erxhan Galushi në një prononcim për Front Online ka thënë që mjetet e ndara për dru, janë ndihmesë për familjet në nevojë.

Ai thotë kjo ndihmë është shumë e nevojshme për komunitetet që sipas tij është janë numër koxha i lartë që janë me asistencë sociale.

“Në bazë të asaj që Qeveria ka nxjerr masa për subvencionimit të pajisjes elektrike ky grup i kësaj kategorie nuk ka mundur me i përmbush ato kushte për me u pajis me këto pajisje elektrike. Ne si deputetë të komuniteteve në bashkëpunim të mirë me ministra, kemi kërku që së paku të bëhet një zgjidhje për personat në nevojë që janë me asistencë sociale të cilët nuk kanë mundur me e arrit këto gjëra me pajisje elektrike, bile me mujt me e bë një zgjidhje për blerjen e lëndëve djegëse për me mujt me kapërcy këtë dimër”, deklaroi ai për Front Online.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se rreth 21 mijë familje, me total rreth 81 mijë anëtarë përfitues do të subvencionohen për blerjen e lëndëve djegëse, në mënyrë që të kalojnë dimrin sa më lehtë.