Në çdo varr të dëshmorëve do të mund ta lexoni përmes formës elektronike biografinë e tyre, projekti i radhës i artistit Besart Gashi

Portretin e komandantit Adem Jashari, emblemën e UÇK-së me gëzhoja fishekësh, portretin e Agim Ramadanit me kopsa metali, këto janë vetëm disa nga punimet e realizuara nga artisti e ideatori i njohur Besart Gashi. Tash e 8 vjet merret me realizimin e mozaikëve e punimeve. Gashi merret me një art të veçantë ku përdorë teknika […]

Në çdo varr të dëshmorëve do të mund ta lexoni përmes formës elektronike biografinë e tyre, projekti i radhës i artistit Besart Gashi
ne-cdo-varr-te-deshmoreve-do-te-mund-ta-lexoni-permes-formes-elektronike-biografine-e-tyre,-projekti-i-radhes-i-artistit-besart-gashi

ne-cdo-varr-te-deshmoreve-do-te-mund-ta-lexoni-permes-formes-elektronike-biografine-e-tyre,-projekti-i-radhes-i-artistit-besart-gashi

Portretin e komandantit Adem Jashari, emblemën e UÇK-së me gëzhoja fishekësh, portretin e Agim Ramadanit me kopsa metali, këto janë vetëm disa nga punimet e realizuara nga artisti e ideatori i njohur Besart Gashi.

Tash e 8 vjet merret me realizimin e mozaikëve e punimeve.

Gashi merret me një art të veçantë ku përdorë teknika të ndryshme në formimin e portreteve e figurave artistike.

 Besart Gashi: Përgjegjësi morale e njerëzore realizimi i figurave të dëshmorëve

Fillimet i ka nisur me punime druri e më pas ka realizuar mozaik me gëzhoja të plumbave e kopsa metali.

Mozaikët e punimet që ka bërë kanë përmbajtje nacionale, më së shumti figura kombëtare.

“Po bëhen 8 vite që punoj punime artistike për dëshmoret e kombit shqiptar, kryesisht dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Ai thotë se është përgjegjësi morale e njerëzore është realizimi i një figure të dëshmorit.

“Të punosh figurat e dëshmorëve është një punë mjaftë e vështirë dhe me përgjithësi morale dhe njerëzore, ato punime done përkushtim maksimal që të dalin sa më bukur dhe sa më artistike”.

Nga shumë projekte që ka bërë vetëm tek dy ka gjetur përkrahje.

 “Përkrahje kam pasur në dy projekte vetëm nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale”, thotë Gashi për Front Online.

Gashi tregon se nga kush motivohet për realizimin e mozaikëve.

 “Motivimin e marr nga familjarët e dëshmorëve dhe vetë dëshmoret”.

Pothuajse të gjithë dëshmorët i ka realizuar në mozaik, tregon  Gashi.

“Totalin dhe numrin e saktë të punimeve nuk e di se ka aq shumë sa që është një numër i vogël i dëshmorëve që si kam punuar deri më tash”.

 

52 ditë punë për punimin e portretit të Agim Ramadanit, i cili hyri në librin Guinness

Emrin artist në botë, Besartit ja dhanë dy punime, ai i Adem Jasharit dhe Agim Ramadanit.

Gashi tregon për Front Online se mozaiku për Jasharin u punua me mbi 200 mijë copa gëzhoja plumbash.

Ndërsa, ai i Ramadanit u punua me mbi 3 milionë kopse metali.

Puna e kushtuar për Agim Ramadanin theu rekorde duke u certifikuar në librin Guinness, thotë Gashi.

52 ditë u deshën për punimin e heroit Ramadani.

“S’mundem t’i dallojë të gjitha janë për dëshmor por në opinion dhe në botë që ndihem unë si artist janë dy punime, mozaiku i Komandantit Adem Jashari i punuar me mbi 200.000 copa gëzhoja plumbash dhe punimi i heroit Agim Ramadanit i punuar me mbi 3 milion kopse metali dhe është i certifikuar në librin e rekordeve, Guinness të cilin rekord jam duke e mbajtur ende dhe është punimi më i madh në botë, për ta realizuar këtë punim mu deshën 52 ditë punë efektive”, rrëfen Gashi për Front Online.

Gashi tha se punimet i realizon me materiale druri, ndërsa mozaikët me gëzhoja plumbash dhe kopsa metali.

Ai tregon edhe për vështirësitë për t’i siguruar mjetet.

“Punimet e mia janë kryesisht nga materiali i drurit, kurse mozaikët i punoj me gëzhoja plumbash dhe me kopse metali. Në fillim kam pas shumë problem për me i siguruar gëzhojat e plumbave por mbas mozaikut të Adem Jasharit, nuk është problem sepse të gjithë e kanë kuptuar që me to mundem me realizu vepra të mëdha arti”, tregoi Gashi.

 Çfarë përmban projekti i radhës në Prag të Pavarësisë për dëshmorët? Ideatori Besart Gashi jep detaje

Këtë vit Besart Gashi do ta realizojë një projekt të veçantë.

Artisti Gashi thotë se këtë vit do të startojë me projektin që përmes formës elektronike qytetarët të mund të mësojnë më shumë për biografinë e dëshmorëve,

“Në çdo varr të dëshmorit ka me u vendos një QR Code ku aty do të kenë vizitorët mundësi ta lexojnë biografinë e dëshmorëve, tregon Gashi për Front Online.

Ai tha se qëllimi i këtij projekti është mësimi i historisë së dëshmorëve që dhanë jetën për liri.

“Qëllimi i tërë këtij projekti është që rinia e vendit tonë dhe të gjithë vizitorët e huaj që vizitojnë varrezat e dëshmorëve, të mësojnë në detaje historinë e secilit dëshmorë që dha jetën për lirinë që ne sot e gëzojmë. Vizitorët mund të skanojnë mbi QR Code, i cili është i vendosur në pllakë metali të varrit i secilit dëshmor. Përmes skanimit të kodit i cili është i veçantë për çdo dëshmorë, secilit person do t’i mundësohet qasja direkt në faqen e cila përmban biografinë e dëshmorit përkatës. Biografia hapet e në të shpalosen të gjitha informacionet e mbledhura për atë dëshmor/e, duke parë kështu fotografitë dhe çdo informatë të mbledhur dhe të përpiluar me kujdes mbi jetën dhe veprën e tyre”, tregon Gashi për Front Online.

Ai tregon se nga kush merr përkrahje për realizimin e këtyre punimeve.

“Përkrahje morale kam nga Shoqata e Familjeve të Dëshmoreve dhe nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale. Për momentin kam donator për 3 komplekse memoriale dhe jam duke e vazhduar punën”, theksoi Gashi.

Me projektin e fundit, Gashi thotë se synon një platformë digjitale për ta kujtuar guximin e sakrificën për brezat që vijnë.

“Në çdo vend që ka varr dëshmori do të realizohet ky projekt. Vizioni ynë është të krijojmë një platformë gjithëpërfshirëse që përjetëson kujtimin për heronjtë e rënë të Kosovës. Duke mbledhur dhe kuruar biografitë e ushtarëve të UÇK-së që dhanë jetën e tyre për liri, ne synojmë të ndërtojmë një platformë digjitale për të vlerësuar dhe kujtuar guximin, qëndrueshmërinë dhe sakrificën që do të frymëzojë brezat që do të vijnë”, thotë Gashi për Front Online.

Më 4 mars, 2023 në nderim të 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, 784 Ushtarë të Kosovës, të rreshtuar në kazermën “ Adem Jashari” formuan portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kjo ishte ideja e artistit Besart Gashi.