Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit për përkrahjen e strehimoreve të viktimave të dhunës në familje

Nën lehtësimin e OSBE-së, në Gjilan është mbajtur sot ceremonia e nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit 2024-2026, ndërmjet komunave dhe strehimoreve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje në Gjilan dhe Ferizaj, me qëllim për të ofruar mbështetje financiare për strehimoret dhe për të mbështetur punën e tyre. Në emër të kryetarit të Komunës […]

Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit për përkrahjen e strehimoreve të viktimave të dhunës në familje
nenshkruhet-memorandumi-i-mirekuptimit-per-perkrahjen-e-strehimoreve-te-viktimave-te-dhunes-ne-familje

nenshkruhet-memorandumi-i-mirekuptimit-per-perkrahjen-e-strehimoreve-te-viktimave-te-dhunes-ne-familje

Nën lehtësimin e OSBE-së, në Gjilan është mbajtur sot ceremonia e nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit 2024-2026, ndërmjet komunave dhe strehimoreve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje në Gjilan dhe Ferizaj, me qëllim për të ofruar mbështetje financiare për strehimoret dhe për të mbështetur punën e tyre.

Në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, memorandumin e ka nënshkruar nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qarolli, Avokati i popullit, Naim Qelaj, kryetarë e përfaqësues të komunave të Vitisë, Kamenicës, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Ferizajt, Shtimes, sikurse edhe përfaqësues të strehimores “Liria” në Gjilan dhe “Shtëpia ime” në Ferizaj.