Newcastle nuk dinë si të veprojë me Tonalin

Newcastle kërkon sqarim për Tonalin, anglezët nuk dinë si të veprojnë me mesfushorin. Sandro Tonali u pezullua me dhjetë muaj nga fushat e blerta si pasojë e përfshirjes në skandalin e basteve që “shpërtheu” në Itali. Mesfushori vinte baste sportive në platforma ilegale dhe pasi pranoi fajin e shprehu pendesë, mundi të reduktonte pezullimin në […]

Newcastle nuk dinë si të veprojë me Tonalin

Newcastle kërkon sqarim për Tonalin, anglezët nuk dinë si të veprojnë me mesfushorin.

Sandro Tonali u pezullua me dhjetë muaj nga fushat e blerta si pasojë e përfshirjes në skandalin e basteve që “shpërtheu” në Itali.

Mesfushori vinte baste sportive në platforma ilegale dhe pasi pranoi fajin e shprehu pendesë, mundi të reduktonte pezullimin në dhjetë muaj.

Mirëpo, tashmë në klubin e Newcastle janë të paqartë nëse duhet ta lejojnë italianin të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës apo jo.

Në përkthimin e FIFA-s, thuhej se lojtari nuk mund të stërvitej me anglezët ndërsa në njoftimin e shpërndarë nga Federata Italiane e Futbollit theksohej se mesfushori mund të stërvitej me Newcastle.

Të gjendur para kësaj situate, anglezët kërkojnë sqarime ndërsa janë besimplotë se Tonali do të mund të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës edhe pse nuk do të mund të aktivizohet për 10 muaj duke humbur kështu të gjithë pjesën e mbetur të sezonit, për t’u rikthyer vetëm në fillimin e sezonit 2024/2025.