Nga 300 euro gjobë për shoferët në Ferizaj që tejkaluan shpejtësinë

Policia Rajonale e komunikacionit rrugor në Ferizaj ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:28 ne rrugën magjistrale Prishtinë- Ferizaj, në fshatin Prelez të Ferizajt ka ndaluar shoferin L.M, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 145 km/h. Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë, […]

Nga 300 euro gjobë për shoferët në Ferizaj që tejkaluan shpejtësinë
nga-300-euro-gjobe-per-shoferet-ne-ferizaj-qe-tejkaluan-shpejtesine

nga-300-euro-gjobe-per-shoferet-ne-ferizaj-qe-tejkaluan-shpejtesine

Policia Rajonale e komunikacionit rrugor në Ferizaj ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:28 ne rrugën magjistrale Prishtinë- Ferizaj, në fshatin Prelez të Ferizajt ka ndaluar shoferin L.M, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 145 km/h.

Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë, rreth orës 21:30 në të njëjtën rrugë, policët kanë ndaluar shoferin tjetër B.K(M/K) i moshës 23 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë , ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 144 km/h .

Ndaj të dy shoferëve, policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse 300 euro dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.