Nis dëshminë dëshmitari i 51-të, ZPS-ja thotë se UÇK-ja ia arrestoi vëllanë dhe kufoma e tij s’u gjet kurrë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 51-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me kodin W04446 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurorja Bega Joviça, u tha se dëshmitarit i ishte arrestuar vëllai i tij nga […]

Nis dëshminë dëshmitari i 51-të, ZPS-ja thotë se UÇK-ja ia arrestoi vëllanë dhe kufoma e tij s’u gjet kurrë
nis-deshmine-deshmitari-i-51-te,-zps-ja-thote-se-uck-ja-ia-arrestoi-vellane-dhe-kufoma-e-tij-s’u-gjet-kurre

nis-deshmine-deshmitari-i-51-te,-zps-ja-thote-se-uck-ja-ia-arrestoi-vellane-dhe-kufoma-e-tij-s’u-gjet-kurre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 51-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me kodin W04446 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurorja Bega Joviça, u tha se dëshmitarit i ishte arrestuar vëllai i tij nga UÇK-ja e që kufoma e tij nuk u gjet më kurrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Dëshmitari W04446 mësoi nga një i afërm se vëllai i tij ishte i arrestuar nga UÇK-ja. Kur W04446 shkoi të kërkonte vëllanë, ushtarët e UÇK-së i thanë që të fliste me një komandant të UÇK-së i cili e konfirmoi se vëllai i W04446 ishte aty dhe se çështja e tij po hetohej duke qenë se UÇK-ja besonte se ishte bashkëpunëtor i okupatorit. W04446 e anëtarë të tjerë të familjes shkuan sërish që të pyesin për vëllanë e tij disa herë, në një moment të caktuar W04446 e kuptoi se vëllai i tij nuk ndodhej më në komandën e UÇK-së dhe e kërcënuan që të mos kthehej më. Kufoma e vëllait të W04446 nuk u gjet kurrë”, tha prokurorja.

Dëshmia e këtij dëshmitari është duke vazhduar në sesion privat për publikun, për shkak se ai është me masa mbrojtëse.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari pritet që të zgjasë rreth katër orë. Ai tha se ZPS-ja ka paraparë rreth një orë për pyetje, ndërsa ekipet mbrojtëse rreth tri orë e 15 minuta për kundërpyetje.

Megjithatë, përpara kësaj, u pranuan si prova materiale të gjitha deklaratat që dëshmitari i kishte dhënë më herët përpara autoriteteve të hetuesisë së bashku me materialet përcjellëse.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi