Njësia e dytë ajrore e kontingjentit të 40-të kroat vjen në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it

Njësia e dytë ajrore e kontingjentit të 40-të kroat është dërguar në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë. Në komunikatën për media thuhet se detyra kryesore e kontingjentit kroat në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, i cili ndodhet në aeroportin e Sllatinës në Prishtinë, është transportimi i […]

Njësia e dytë ajrore e kontingjentit të 40-të kroat vjen në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it
njesia-e-dyte-ajrore-e-kontingjentit-te-40-te-kroat-vjen-ne-kosove-ne-kuader-te-misionit-te-kfor-it

njesia-e-dyte-ajrore-e-kontingjentit-te-40-te-kroat-vjen-ne-kosove-ne-kuader-te-misionit-te-kfor-it

Njësia e dytë ajrore e kontingjentit të 40-të kroat është dërguar në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

Në komunikatën për media thuhet se detyra kryesore e kontingjentit kroat në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, i cili ndodhet në aeroportin e Sllatinës në Prishtinë, është transportimi i forcave të misionit, ngarkesave dhe personave të rëndësishëm.

Komandanti i njësisë së aviacionit, Elvis Mishiq, para nisjes tha se pjesëtarët e kësaj njësie janë të përgatitur mirë dhe të gatshëm për të kryer të gjitha detyrat./FrontOnline/