Osmani do të mbajë fjalim në takimin e Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së që do të mbahet sot në Shkup

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të hapë takimin e Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së – Parashikim Strategjik në një mjedis të ndryshueshëm: Perspektivat për bashkëpunim dhe siguri në Europë – Ndërtimi i rrjetit të ekspertëve të OSBE-së, i cili mbahet në Shkup, transmeton Portalb.mk. Ky rrjet ka […]

Osmani do të mbajë fjalim në takimin e Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së që do të mbahet sot në Shkup
Bujar Osmani/ Foto: MPJ

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të hapë takimin e Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së – Parashikim Strategjik në një mjedis të ndryshueshëm: Perspektivat për bashkëpunim dhe siguri në Europë – Ndërtimi i rrjetit të ekspertëve të OSBE-së, i cili mbahet në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ky rrjet ka për qëllim t’i hulumtojë trendet e shumta dinamike në bashkëpunimin e sigurisë në Europë dhe rolin kryesor që organizata të tilla si OSBE-ja dhe think tenk-ët luajnë në formësimin e politikave në këtë fushë kritike.

Krahas Osmanit, fjalën hyrëse do të ketë edhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmid. Në takimin dyditor të Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së do të marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të organizatave partnere të OSBE-së si dhe think tenk-ëve.

Hapja e manifestimit është në ora 14:00 në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Maqedonia e Veriut mori kryesimin e OSBE-së në janar të vitit 2023. Kryesimi i organizatës më të madhe rajonale të sigurisë në botë është i përqendruar në operacionet në terren të OSBE-së dhe kontributin e tyre në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe bashkëpunimin me institucionet kombëtare. Nën sloganin “Fjala është për njerëzit”, Kryesimi i Maqedonisë së Veriut i është përkushtuar sigurisë njerëzore në një epokë të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë rajonale dhe globale.

Ministri Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, realizoi numër të madh të vizitave në terren në vendet pjesëmarrëse në OSBE, duke filluar nga Ukraina, si prioritet kryesor i Organizatës dhe kryesimit, pastaj vendet e Kaukazit Jugor, Ballkanit Perëndimor, si dhe vendet e Azisë Qendrore.