Osmani: Marrëveshja e vitit 2013 me NATO-n nuk është në interes të Kosovës, por i qëndrojmë se jemi vend serioz

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në konferencë për media me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur edhe për marrëveshjen me NATO-n për moszbarkimin e FSK-së në veri. Ajo thotë se marrëveshja e nënshkruar ishte e pafavorshme për Kosovën. “Marrëveshjen e vitit 2013 e kemi trashëguar nga kryeministri i asaj kohe me sekretarinë NATO-s në […]

Osmani: Marrëveshja e vitit 2013 me NATO-n nuk është në interes të Kosovës, por i qëndrojmë se jemi vend serioz
osmani:-marreveshja-e-vitit-2013-me-nato-n-nuk-eshte-ne-interes-te-kosoves,-por-i-qendrojme-se-jemi-vend-serioz

osmani:-marreveshja-e-vitit-2013-me-nato-n-nuk-eshte-ne-interes-te-kosoves,-por-i-qendrojme-se-jemi-vend-serioz

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në konferencë për media me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur edhe për marrëveshjen me NATO-n për moszbarkimin e FSK-së në veri.

Ajo thotë se marrëveshja e nënshkruar ishte e pafavorshme për Kosovën.

“Marrëveshjen e vitit 2013 e kemi trashëguar nga kryeministri i asaj kohe me sekretarinë NATO-s në atë vit. Nuk ka qenë marrëveshje në interes të Kosovës, por Kosova është vend serioz që mbi të gjitha e respektojmë NATO-n si aleancë që e siguron vendin tonë. NATO janë partnerët tanë në mbrojtje të Kosovës. Edhe atë marrëveshje e shohin në këtë suaza”.

Osmani ka thënë se përgjegjësi i parë për sigurinë në Kosovë është Policia e Kosovës, i dyti EULEX-i dhe i treti NATO.

“E tha edhe Sekretari Stoltenberg që NATO nuk mund ta marrë rolin e Policisë së Kosovës”, deklaroi tutje Osmani.

Marrëveshja e vitit 2013 midis Kosovës dhe NATO-s – në parasheh se Forca e Sigurisë e Kosovës nuk duhet të vendoset në veriun e banuar me shumicë serbe të Kosovës pa pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it.