Osmani: Përkundër që kemi qenë viktima të gjenocidit, kemi zgjedhur paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Forumin Diplomatik të Antalisë tha se Kosova ka shumë plagë të hapura nga lufta. “Kemi tejkaluar pushtimin shekullor, kemi qenë viktima të gjenocidit për shumë vite, viktima të krimeve të luftës, kemi numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në luftërat e Ballkanit, kemi qindra gra të përdhunuara. […]

Osmani: Përkundër që kemi qenë viktima të gjenocidit, kemi zgjedhur paqen
osmani:-perkunder-qe-kemi-qene-viktima-te-gjenocidit,-kemi-zgjedhur-paqen

osmani:-perkunder-qe-kemi-qene-viktima-te-gjenocidit,-kemi-zgjedhur-paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Forumin Diplomatik të Antalisë tha se Kosova ka shumë plagë të hapura nga lufta.

“Kemi tejkaluar pushtimin shekullor, kemi qenë viktima të gjenocidit për shumë vite, viktima të krimeve të luftës, kemi numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në luftërat e Ballkanit, kemi qindra gra të përdhunuara. Përkundër kësaj dhimbjeje, kemi zgjedhur rrugën e dialogut, rrugën paqësore”, tha ajo, raporton RTKlive.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lart ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë në avancimin e diplomacisë në vend.

Shefja e shtetit, e cila po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë, tha se Kosova është shembulli më i mirë i demokracisë në rajon.

Me këtë rast, Osmani tha se përkundër gjenocidit të kryer në vend nga Serbia, Kosova ka zgjedhur dialogun si të vetmen rrugë për të vazhduar para.

“Ne kemi tejkaluar pushtimin shekullor, kemi qenë viktima të gjenocidit për shumë vite, viktima të krimeve të luftës, kemi numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në Ballkan. Përkundër gjithë kësaj dhimbjeje ne kemi zgjedhur dialogun si të vetmen rrugë përpara. Edhe nga përvoja ime personale edhe nga përvoja e secilit person mund të mësojmë se sa e vështirë është të zgjedhësh paqen dhe demokracinë edhe në kohë lufte”, theksoi ajo.

Tutje Osmani u shprehë se shembulli i ndihmës që i është dhënë Kosovës nga ndërkombëtarët duhet të ndiqet nga të gjithë.

“Në kohë trazirash, në kohë tensionesh është shumë me rëndësi të dihet se kush qëndron përkrah teje. Fuqia jonë është fuqia e partneriteteve tona. Si presidente kam kuptuar se distanca gjeografike nuk ka rëndësi. Nuk ka lidhje se sa larg jemi, mund të kemi miqësi e partnerë që do të qëndrojnë përkrah atëherë kur të duhen më së shumti. Derisa ballafaqohemi me konflikte në botë dhe janë gjithmonë të pafajshmit që vuajnë më së shumti, shembulli i Kosovës, ku shtetet e gjithë botës nuk i kanë mbyllur sytë dhe na kanë dalë në ndihmë, është shembull që duhet të ndiqet”, shtoi presidentja.

E para e shtetit të Kosovës është pjesë e panelit kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetëm: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.