Osmani: Serbia e mohon zbatimin e marrëveshjes, s’pres dialog të suksesshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e gatshme ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë që buron nga plani franko-gjerman por që këtë gatishmëri nuk e ka Serbia. Për këtë, ajo kërkon që presioni te jetë në anën e shtetit serb, raporton Ekonomia Online. “Kosova ka ofruar që të nënshkruaj marrëveshjen e planit […]

Osmani: Serbia e mohon zbatimin e marrëveshjes, s’pres dialog të suksesshëm
osmani:-serbia-e-mohon-zbatimin-e-marreveshjes,-s’pres-dialog-te-suksesshem

osmani:-serbia-e-mohon-zbatimin-e-marreveshjes,-s’pres-dialog-te-suksesshem

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e gatshme ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë që buron nga plani franko-gjerman por që këtë gatishmëri nuk e ka Serbia. Për këtë, ajo kërkon që presioni te jetë në anën e shtetit serb, raporton Ekonomia Online.

“Kosova ka ofruar që të nënshkruaj marrëveshjen e planit franko-gjerman në mënyrë që pala serbe të mos i ik atij dakordimi. Adresa e presionit duhet që të jetë Beogradi. Kosova vazhdimisht ka kërkuar që zbatimi të jetë i plotë. Pa zbatim të plotë të marrëveshjes, nuk ka dialog të suksesshëm. Në qoftë se injorohet fakti që Serbia mohon zbatimin e marrëveshjes unë nuk pres dialog të suksesshëm, sepse nuk jemi në tavolinë ku palët nuk janë të barabarta”, tha Osmani.