Pacolli për Naim Murselin, më 2022: Është njeriu i 1001 zgjidhjeve, ka zgjidhje për secilin problem

Vrasja e Liridona Murselit në Bërnicë të Prishtinës ka tronditur vendin. Tashmë Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë janë në zbardhje të rastit,  ku deri më tani janë arrestuar tre persona, përcjell Periskopi. Granit Pllana është personi i cili dyshohet se është dorasi në vrasjen e Liridona Murselit, por i arrestuari tjetër me Planën ështe […]

Pacolli për Naim Murselin, më 2022: Është njeriu i 1001 zgjidhjeve, ka zgjidhje për secilin problem
pacolli-per-naim-murselin,-me-2022:-eshte-njeriu-i-1001-zgjidhjeve,-ka-zgjidhje-per-secilin-problem

pacolli-per-naim-murselin,-me-2022:-eshte-njeriu-i-1001-zgjidhjeve,-ka-zgjidhje-per-secilin-problem

Vrasja e Liridona Murselit në Bërnicë të Prishtinës ka tronditur vendin. Tashmë Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë janë në zbardhje të rastit,  ku deri më tani janë arrestuar tre persona, përcjell Periskopi.

Granit Pllana është personi i cili dyshohet se është dorasi në vrasjen e Liridona Murselit, por i arrestuari tjetër me Planën ështe edhe Naim Murseli, burri i Liridonës.

Plana në Polici, siç raportoi Express, ka deklaruar se ka marrë 30 mijë euro nga Naim Murseli për ta qëlluar për vdekje Liridonën. Më pas Paparaci, përmes burimeve të veta raportoi se Naim

Murseli ka pranuar se ishte ai që ka planifikuar vrasjen e gruas së tij.

Reagimet janë të shumta mbi rastin që tronditi vendin. Megjithatë, kujtojmë se Behgjet Pacolli, ishte një person i afërt me Naim Murselin. Kjo e dëshmon edhe nga fotot që kanë këta dy të fundit, teksa Periskopi ua sjell një postim të z. Pacolli më 2022, ku thur lavde për Naim Murselin.

Më poshtë keni postimin: