Pajaziti: Mbledhja e Këshillit të Sigurimit si pasojë e moskoordinimit të Kurtit me Ndërkombëtarët, tema e dinarit mbuloi sulmin në Banjskë

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajazit, ka thënë se në festa si kjo e Pavarësisë, do të duhej të përmenden të arriturat e shtetit, por sipas tij nuk ka çfarë të thuhet. Ai ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin se nuk ka koordinim me partnerët ndërkombëtar, duke shtuar se gabimet e tij, sollën […]

Pajaziti: Mbledhja e Këshillit të Sigurimit si pasojë e moskoordinimit të Kurtit me Ndërkombëtarët, tema e dinarit mbuloi sulmin në Banjskë
pajaziti:-mbledhja-e-keshillit-te-sigurimit-si-pasoje-e-moskoordinimit-te-kurtit-me-nderkombetaret,-tema-e-dinarit-mbuloi-sulmin-ne-banjske

pajaziti:-mbledhja-e-keshillit-te-sigurimit-si-pasoje-e-moskoordinimit-te-kurtit-me-nderkombetaret,-tema-e-dinarit-mbuloi-sulmin-ne-banjske


Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajazit, ka thënë se në festa si kjo e Pavarësisë, do të duhej të përmenden të arriturat e shtetit, por sipas tij nuk ka çfarë të thuhet.

Ai ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin se nuk ka koordinim me partnerët ndërkombëtar, duke shtuar se gabimet e tij, sollën situatën që të mblidhet Këshilli i OKB-së.

“Nuk ka diçka të mirë që mund të shihet. Rendi e do në festa të përmenden arritjet dhe me dëshirë do ta bëja por çka të përmend”.

“Ky lidership e ka humbur fillin e koordinimit me partnerët dhe veriun e ka rikthyer në kauzën për të qëndruar në pushtet në mënyrën më populiste të mundshme. Të drejtën për ta vendosur sovranitetin në krejt vendin e kemi fituar më herët dhe partneret na kanë mbështetur. Kurti duke e mohuar në tërësi dialogun, tani ka ardhë me një version edhe me të dëmshëm për veriun. E tani së fundmi e solli situatën të mblidhet KS i OKB dhe tema e dinarit të mbulojë sulmet terroriste të Banjskës”, ka deklaruar ai për Front Online.

Pajaziti ka shtuar se gjatë qeverisjes së tyre kanë bërë shumë, ndërsa sipas tij, Qeveria Kurti prej vitesh nuk ka sjell as njohje e as ndonjë projekt të madh.

Pajaziti ka komentuar edhe veprimet e Kurtit, i cili sa ishte në opozitë nuk i njihte simbolet e shtetit të Kosovës dhe thoshte se nuk ka arsye ta festoj Pavarësinë.

“Unë e përmenda qëndrimin e tij për dialogun dhe veprimet e tij të tashme. Pra në mënyrë të vazhdueshme i ka ndryshuar qëndrimet. Dhe po të ishin veç elektorale, s’ka gjë, nëse vendi do të ecte përpara. Siç e keni pa në këtë mbledhje të KS të OKB-së, Rusia u mor me ne si kurrë më parë e përveç tjerash ambasadori rus citoi një Ministër të Kurtit i cili kishte thënë se ‘Kosova është projekt i përkohshëm’. Pra, kjo tregon nivelin politik të kësaj qeverie”, u shpreh ndër tjerash Pajaziti për Front Online.

Sot, Kosova po feston 16 vjet shtet. Pas disa raundesh bisedimesh me Serbinë, Kosova shpalli pavarësinë me 17 shkurt të vitit 2008. Në këtë mbledhje morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë./Front Online/