Parlamenti italian miratoi marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti italian i jep dakordësinë e parë marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët e jashtëligjshëm, raporton Klan. Dhoma e Ulët, ajo e deputetëve miratoi me 155 vota “Pro”, 115 Kundër dhe 2 abstenime marrëveshjen e nënshkruar në Romë më 6 Nëntor nga kryeministrat Rama e Meloni, për ngritjen e një qendre pritjeje për azilkërkuesit për llogari […]

Parlamenti italian miratoi marrëveshjen me Shqipërinë
Flamuri i Shqipërisë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Parlamenti italian i jep dakordësinë e parë marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët e jashtëligjshëm, raporton Klan.

Dhoma e Ulët, ajo e deputetëve miratoi me 155 vota “Pro”, 115 Kundër dhe 2 abstenime marrëveshjen e nënshkruar në Romë më 6 Nëntor nga kryeministrat Rama e Meloni, për ngritjen e një qendre pritjeje për azilkërkuesit për llogari të Italisë në territorin shqiptar.

Marrëveshja parashikon ngritjen e një kompleksi për pritjen e jo më shumë se 3 mijë emigrantëve. Kompleksi përfshin një zyrë regjistrimi në Portin e Shëngjinit, ku mbërrijnë emigrantët që shpëtohen në ujërat mesdhetarë përballë brigjeve italiane dhe akomodimin e tyre në kampin që do të ngrihet në ish-bazën ushtarake ajrore të Gjadrit ku ata do të strehohen gjatë periudhës së kryerjes së procedurave, ku vlerësohet nëse plotësojnë apo jo kriteret për të përfituar azil në Itali.

Administrimi i qendrës do të kryhet plotësisht nga qeveria italiane, ndërsa pala shqiptare është përgjegjëse vetëm për sigurinë e jashtme. Ndërtimi i strukturave nis që këtë vit, ndërsa funksionimi zgjat për 4 vite duke nisur nga 2025-a. Miratimin përfundimtar, marrëveshjes pritet tashmë t’ia japë edhe senati italian.