Pas 14 orësh, u normalizua komunikacioni në magjistralen Shkup – Pika Kufitare Bllacë

Komunikacioni në Rrugën Bllacë është normalizuar, pasi që për rreth 14 orë të tëra ishte i bllokuar për shkak të një vetëaksidenti të një kamioni transportues, i cili me ngarkesë 25 ton u përmbys në orët e para të mëngjesit, njofton Portalb.mk. “Prej 19:50 komunikacioni në “Magjistralen e Adriatikut” drejt Pikës Kufitare Bllacë është normalizuar”, […]

Pas 14 orësh, u normalizua komunikacioni në magjistralen Shkup – Pika Kufitare Bllacë
Rruga Shkup – Bllacë. Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

Komunikacioni në Rrugën Bllacë është normalizuar, pasi që për rreth 14 orë të tëra ishte i bllokuar për shkak të një vetëaksidenti të një kamioni transportues, i cili me ngarkesë 25 ton u përmbys në orët e para të mëngjesit, njofton Portalb.mk.

“Prej 19:50 komunikacioni në “Magjistralen e Adriatikut” drejt Pikës Kufitare Bllacë është normalizuar”, kumtojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Për shkak të aksidentit të kamionit, i cili kishte zënë rrugën në të dyja drejtimet, në rrugën për pikën kufitare është shkaktuar kaos i vërtetë. Autoritetet i kanë udhëzuar shoferët që të lëvizin për në Pikën Kufitare nëpërmjet rrugës alternative, gjegjësisht fshatit Bllacë. Nga ana tjetër, kamionët që është dashur të hyjnë për në RMV nga kjo pikë kufitare janë bllokuar në kufi.

Sipas njoftimit të MPB-së, aksidenti ka ndodhur sot në ora 06:50, ndërkaq kamioni i tipit MAN e ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë gjatë së cilës janë bllokuar të dyja drejtimet e rrugës.

“Të lënduar nuk ka. Janë njoftuar autoritetet e Pikës Kufitare të Bllacës dhe komunikacioni do të jetë i bllokuar në të dyja drejtimet. Në vendngjarje po shkarkohet malli prej kamionit prej rreth 25 tonelata plastikë për PVC dhe i pranishëm është edhe shërbimi i doganave”, thanë nga MPB gjatë ditës.