Pas përleshjes, shtien me armë zjarri dhe arratiset një person në Busi

Të mërkurën rreth orës 13:50 në fshatin Busi, dy persona kanë njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar i dyshuari ku është bërë bastisja në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij, dhe gjatë kontrollit në veturën […]

Pas përleshjes, shtien me armë zjarri dhe arratiset një person në Busi
pas-perleshjes,-shtien-me-arme-zjarri-dhe-arratiset-nje-person-ne-busi

pas-perleshjes,-shtien-me-arme-zjarri-dhe-arratiset-nje-person-ne-busi

Të mërkurën rreth orës 13:50 në fshatin Busi, dy persona kanë njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar i dyshuari ku është bërë bastisja në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij, dhe gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

“I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa me rastin janë duke u marrë njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport.