Pedri i jep lajmin e mirë Barcelonës

Pedri i jep më shumë shpresë Barcelonës, para finales së Superkupës së Spanjës ndaj Realit Pedri u rikthye në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Osasuna. Mesfushori spanjoll u inkuadrua në fushë në minutën e 61-të, pak çaste pasi Lewandowski shënoi golin e parë të ndeshjes. Dhe me të, gjithçka ishte më e lehtë, sepse Barça kishte […]

Pedri i jep lajmin e mirë Barcelonës

Pedri i jep më shumë shpresë Barcelonës, para finales së Superkupës së Spanjës ndaj Realit

Pedri u rikthye në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Osasuna.

Mesfushori spanjoll u inkuadrua në fushë në minutën e 61-të, pak çaste pasi Lewandowski shënoi golin e parë të ndeshjes.

Dhe me të, gjithçka ishte më e lehtë, sepse Barça kishte shumë më tepër kontroll të lojës.

Pedri u lëndua më 19 dhjetor në stërvitje. Një lëndim i ri muskulor që e la jashtë ndeshjeve kundër Almería, Las Palmas dhe Barbastro.

Barça i fitoi të tre ndeshjet, por me pak rrjedhshmëri në lojën e tyre.

Xavi e priste Pedrin krahëhapur. Ai e di se mund të jetë kyç në finalen e së dielës kundër Real Madridit dhe se mund të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme për këtë pjesë të dytë të sezonit.