Përfaqësuesja e Francës në OKB: Të formohet Asociacioni dhe të mbahen zgjedhjet në veri

Përfaqësuesja e Francës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Nathalie Estival-Broadhurst, ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet që të punojnë së bashku për të dalë nga situata në të cilën janë tani, pas sulmit të 24 shtatorit. Ajo, në mbledhjen e sotme të Këshillit, theksoi se palët duhet t’iu përmbahen zotimeve të dhëna nga […]

Përfaqësuesja e Francës në OKB: Të formohet Asociacioni dhe të mbahen zgjedhjet në veri
perfaqesuesja-e-frances-ne-okb:-te-formohet-asociacioni-dhe-te-mbahen-zgjedhjet-ne-veri

perfaqesuesja-e-frances-ne-okb:-te-formohet-asociacioni-dhe-te-mbahen-zgjedhjet-ne-veri

Përfaqësuesja e Francës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Nathalie Estival-Broadhurst, ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet që të punojnë së bashku për të dalë nga situata në të cilën janë tani, pas sulmit të 24 shtatorit.

Ajo, në mbledhjen e sotme të Këshillit, theksoi se palët duhet t’iu përmbahen zotimeve të dhëna nga marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të dialogut.

“Situata është përkeqësuar kanë ndodhur disa incidente në gjashtë muajt e fundit, janë lënduar disa ushtarë të KFOR-it. Franca e dënon sulmin e papranueshëm të 24 shtatorit kundër Policisë së Kosovës që shpuri në vdekjen e një rreshteri, shpresojmë që  do të bëhen të gjitha hetimet e nevojshme dhe do të zbardhet shkaku i sulmit”.

“Ne presim nga palët që të jenë pa rezerva në zotimet dhe angazhimin e plotë të tyre për zbatimin e zotimeve nga të gjitha marrëveshjet e arritura. Kërkojmë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në to”, ka thënë Estival-Broadhurst.