Përsëri protestë e punonjësve të MIA-së për rritje të pagave

Punonjësit e Agjencisë Mediatike të Informimit (MIA) dolën sërish sot në protestë gjatë kohës së pauzës për të shprehur pakënaqësinë e tyre për mosrespektimin e kërkesave të tyre. Ata dolën në protestën e gjashtë paralajmëruese për shkak se kërkesa e tyre për rritje pagash nuk ishte në rendin e ditës të seancës së qeverisë të […]

Përsëri protestë e punonjësve të MIA-së për rritje të pagave
Protesta e punonjësve të MIA-s. Foto: Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë të RMV-së

Punonjësit e Agjencisë Mediatike të Informimit (MIA) dolën sërish sot në protestë gjatë kohës së pauzës për të shprehur pakënaqësinë e tyre për mosrespektimin e kërkesave të tyre. Ata dolën në protestën e gjashtë paralajmëruese për shkak se kërkesa e tyre për rritje pagash nuk ishte në rendin e ditës të seancës së qeverisë të mbajtur më 1 gusht 2023, transmeton Portalb.mk.

Përveç rritjes së pagave, ata kërkojnë edhe shlyerjen e kostos së jetesës.

“Gazetarët dhe punonjësit e medias në MIA ritheksuan se janë duke i shqyrtuar të gjitha opsionet për radikalizimin e protestës nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, por për këtë do të diskutohet në mbledhjen e radhës të punëtorëve të caktuar për të hënën në ora 11:00”, informoi Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë.

Rikujtojmë se MIA është media multimediale që prodhon lajme në tri gjuhë, ka rrjetin më të madh korrespondentësh dhe raporton për të gjitha ngjarjet në Maqedoninë e Veriut, por edhe për ngjarjet në botë. Agjencia bashkëpunon si me mediat rajonale ashtu edhe me ato botërore, ndaj roli i saj është i një rëndësie të madhe për të gjithë vendin dhe veçanërisht për skenën mediatike.