Petkoviq: Deklaratat e ministrit të mbrojtjes së Kosovës nuk sjellin paqe por luftë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë vlerësoi se deklaratat e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maçedonci sjellin trazira shtesë dhe destabilizojnë situatën në veri. “Në kohën kur Albin Kurti çdo ditë nxit konflikte dhe shkakton tensione dhe provokime në veri të Kosovës, mesazhi i ministrit të Mbrojtjes Ejup Maçedonci, se FSK-ja së shpejti […]

Petkoviq: Deklaratat e ministrit të mbrojtjes së Kosovës nuk sjellin paqe por luftë
petkoviq:-deklaratat-e-ministrit-te-mbrojtjes-se-kosoves-nuk-sjellin-paqe-por-lufte

petkoviq:-deklaratat-e-ministrit-te-mbrojtjes-se-kosoves-nuk-sjellin-paqe-por-lufte

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë vlerësoi se deklaratat e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maçedonci sjellin trazira shtesë dhe destabilizojnë situatën në veri.

“Në kohën kur Albin Kurti çdo ditë nxit konflikte dhe shkakton tensione dhe provokime në veri të Kosovës, mesazhi i ministrit të Mbrojtjes Ejup Maçedonci, se FSK-ja së shpejti do të operojë në veriun e Kosovës, nuk mund të kuptohet ndryshe veçse si një kërcënim i hapur”, tha ai.

Petkoviq shtoi se mesazhet e tilla të rrezikshme, “Thirrjet për luftë” drejtuar popullit serb në veri të Kosovës nuk janë as në drejtim të deeskalimit aq të nevojshëm dhe as në drejtim të një zgjidhjeje paqësore dhe të qëndrueshme.

“Përkundrazi, po ngrenë tensione, po sjellin trazira në popullin serb dhe po kërcënojnë me destabilizimin e të gjithë rajonit. I kujtojmë ministrit që të studiojë me kujdes të gjitha garancitë që ekzistojnë në bazë të të cilave FSK-ja nuk mund të hyjnë ndonjëherë në veri të Kosovës,” tha ai.

Siç ka shtuar ai, këto nuk janë vetëm garancitë e vitit 2013 nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, por edhe garancitë e dhëna nga NATO më 28 dhjetor të vitit të kaluar se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e tyre.

“Deklarata e ministrit kosovar të mbrojtjes janë luftënxitëse dhe këtë e dëshmon mesazhi se FSK-ja është pasardhëse e UÇK-së, e cila është shpallur organizatë terroriste nga përfaqësuesit ndërkombëtarë”, shtoi Petkoviq.

Ai tha se një formacion i tillë nuk ka çfarë të kërkojë në komunitetet serbe në Kosovë.

“Sepse populli serb nuk i ka dhe as do t’i harrojë të gjitha “krimet, vuajtjet” që ka përjetuar nga UÇK-ja, të cilët po ashtu po gjykohen në Hagë për krime monstruoze lufte. Një deklaratë e tillë e rrezikshme vjen pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës se policia e Kosovës është edhe trashëgimtare e UÇK-së, e cila tregon qartë se çfarë metodash kriminale do të donin të përdornin Kurti dhe vartësit e tij për të pushtuar veriun e Kosovës./FrontOnline/