Petkoviq: Rashiq nuk ka të drejtë të komentojë për Asociacionin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se ministri i Albin Kurtit, Nenad Rashiq, me urdhër të shefit të tij, dëshiron në çdo mënyrë që ti humb kuptimin Asociacionit, edhe pse nuk kupton asgjë nga dialogu. Petkoviq e shkroi këtë në platformën X (Twitter) duke iu përgjigjur deklaratës së Rashiqit […]

Petkoviq: Rashiq nuk ka të drejtë të komentojë për Asociacionin
petkoviq:-rashiq-nuk-ka-te-drejte-te-komentoje-per-asociacionin

petkoviq:-rashiq-nuk-ka-te-drejte-te-komentoje-per-asociacionin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se ministri i Albin Kurtit, Nenad Rashiq, me urdhër të shefit të tij, dëshiron në çdo mënyrë që ti humb kuptimin Asociacionit, edhe pse nuk kupton asgjë nga dialogu.

Petkoviq e shkroi këtë në platformën X (Twitter) duke iu përgjigjur deklaratës së Rashiqit se Asociacioni do të lidhet dukshëm me punën e kryeministrit dhe theksoi se Rashiq, i cili tha se Asociacioni është një “shoqatë e Xhivxhanëve”, është i fundit që mund të komentojë për Asociacionin, transmeton FrontOnline.

“Marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 parasheh vazhdimin e funksionimit të të gjitha institucioneve serbe, të cilat për dallim nga situata aktuale do të mbrohen nën ombrellën e Asociacionit. Ministri i Kurtit vazhdon të shpikë, sepse vetëm kaq di!”, theksoi Petkoviq./FrontOnline/