Plagosen dy persona me armë zjarri në “Bregun e Diellit”, arrestohen tre të dyshuar

Dy persona janë plagosur me armë zjarri sonte në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërkaq, tre persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin. Lajmin e ka konfirmuar policia. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore. “Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën […]

Plagosen dy persona me armë zjarri në “Bregun e Diellit”, arrestohen tre të dyshuar
dyshimet-per-vrasjen-e-foshnjes-ne-prizren,-ende-s’ka-te-arrestuar,-policia-po-mbledh-informacione

dyshimet-per-vrasjen-e-foshnjes-ne-prizren,-ende-s’ka-te-arrestuar,-policia-po-mbledh-informacione

Dy persona janë plagosur me armë zjarri sonte në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërkaq, tre persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin.

Lajmin e ka konfirmuar policia.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar.”, tha Ahmeti.