Presidenti i Azerbajxhanit paralajmëron investime të mëdha në Shqipëri

Presidenti Bajram Begaj ka kryer një vizitë shtetërore në Azerbajxhani me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev. Përmes një prononcimi të përbashkët për mediat, Aliyev zbuloi se në fokus të bisedimeve të sotme kanë qenë marrëdhëniet politike mes dy vendeve, veprimtaria e përbashkët në organizatat ndërkombëtare dhe investimet në fushën e ekonomisë dhe tregtisë. […] The post Presidenti i Azerbajxhanit paralajmëron investime të mëdha në Shqipëri appeared first on Newsbomb Albania.

Presidenti i Azerbajxhanit paralajmëron investime të mëdha në Shqipëri

Presidenti Bajram Begaj ka kryer një vizitë shtetërore në Azerbajxhani me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev.

Përmes një prononcimi të përbashkët për mediat, Aliyev zbuloi se në fokus të bisedimeve të sotme kanë qenë marrëdhëniet politike mes dy vendeve, veprimtaria e përbashkët në organizatat ndërkombëtare dhe investimet në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.

Ai theksoi se investitorët e Azerbajxhanit janë të gatshëm që të konsiderojnë në mënyrë serioze investimet në Shqipëri në turizëm, bujqësi apo edhe fusha të tjera.

Më tej, presidenti Ilham Aliyev tha se i është mirënjohës Shqipërisë për përkrahjen që i jep Azerbajxhanit atje ku ata nuk mund të aderojnë

“Jam i sigurt që kjo vizitë e Begajt do të përforcojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen për mikpritjen tuaj gjatë vizitës së vjetshme. Do të thoja se vitin e shkuar kemi pritur dy herë kryeministrin e shqipërisë dhe në mars Presidenti gjithashtu ishte në një vizitë pune në Azerbajxhan. Kjo vizitë e radhës tregon se sa të ngushta janë marrëdhëniet tona dhe sa aktiv është dialogu ynë. Kemi krijuar një dinamikë të vecantë në marrëdhëniet dypalëshe të bazuar në miqësi dhe bashkëpunim të ndërsjellët.

Jam mirënjohës Shqipërisë për përkrahjen që iu jep Azerbajxhanit në organizatat ku ne nuk aderojmë. Si në rastin e samitit të frankofonisë, ku një vend anëtar kërkonte të kalonte një paragraf i cili në thelb ishte kundër çështjeve të cilat për ne janë prioritet, dhe Shqipëria e bllokoi diçka të tillë. Ky është tregues i miqësisë dhe angazhimit të fort mes vendeve.

Pra edhe në organizatat ku për shkak se nuk është i pranishëm, Azerbajxhani nuk mund ta mbroj dot veten e tij, jam mirënjohës që ne kemi miq të tillë si Shqipëria. Në fokus në takimit të sotëm ishte e ardhmja, marrëdhëniet politike mes dy vendeve, veprimtainë e përbashkët në organizatat ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë në agjendën tonë kishte edhe çështje që kanë të bëjnë me ekonominë dhe tregtinë.

Unë ripërsërita se investitorët e Azerbajxhanit janë të gatshëm të konsiderojnë në mënyrë serioze investimet në Shqipëri në turizëm, bujqësi, apo edhe fusha të tjera. Mendoj se në vitet e ardhshme do të ketë informacion më tepër në lidhje me këtë, që do të hap një faqe tjetër në lidhje me marrëdhëniet tona të bashkëpunimit. Por deri më tani, fokusi ishte në sektorin e energjisë që është tepër i rëndësishëm, jo vetëm për vendet tona, por një numër të madh vendësh. Në veçanti, gazësjellsi TAP, korridori gazsjellës që kalon në Shqipëri, tani është burim i sigurisë së energjisë.

Duke marrë parasysh punën aktive të Azerbajxhanit me BE-në, në çështjet aktive të furnizimit me gaz dhe në dokumetet që janë nënshkruar mes Bllokut dhe Baku për çështjet e energjisë, përbëjnë një pikë strategjike për marrëdhëniet tona. Volumet e tregtimit të gazit po rriten, dhe bashkë me to edhe prodhimi i gazit”, tha Aliyev.

Presidenti i Azerbajxhanit paralajmëroi se në fokus të diskutimeve me Begajn ditën e sotme ishte edhe projekti i gazifikimit të Shqipërisë. Projekti pilot, tha Aliyev, po shkon sipas planifikimit dhe në fund të vitit do të kemi një studim fizibiliteti për të vijuar më pas investimin për ndërtimin në Shqipëri të një rrjeti të shpërndarjes së gazit.

“Një pikë e rëndësishme është projekti i gazifikimit të Shqipërisë, që është një projekt pilot në të cilin gjithcka po shkon sipas planifikimit dhe në fund të vitit do të kemi një studim fizibiliteti në lidhje me këtë dhe pas kësaj shpresoj të fillojmë menjëherë investimet në Shqipëri për të ndërtuar një rrjet të shpërndarjes së gazit.

Gjithashtu diskutuam se si mundemi të zgjerojmë infrastrukturën tonë për tregtimin e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të rajonit”, shtoi ai.

 

 

The post Presidenti i Azerbajxhanit paralajmëron investime të mëdha në Shqipëri appeared first on Newsbomb Albania.