Gazment Bardhi shkresë Nikollës: Këshilli i Mandateve të mblidhet sot për Arben Ahmetaj!

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka dërguar një shkresë zyrtare kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe kërkon prej saj që të mbledhë sot Këshillin e Mandateve, për të vendosur për kërkesën e SPAK për lejimin e arrestimit të Arben Ahmetaj. Ai citon ligjin dhe thotë se menjëherë pas dorëzimit të kërkesës nga prokurori, në rastin konkret kreu […] The post Gazment Bardhi shkresë Nikollës: Këshilli i Mandateve të mblidhet sot për Arben Ahmetaj! appeared first on Newsbomb Albania.

Gazment Bardhi shkresë Nikollës: Këshilli i Mandateve të mblidhet sot për Arben Ahmetaj!

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka dërguar një shkresë zyrtare kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe kërkon prej saj që të mbledhë sot Këshillin e Mandateve, për të vendosur për kërkesën e SPAK për lejimin e arrestimit të Arben Ahmetaj.

Ai citon ligjin dhe thotë se menjëherë pas dorëzimit të kërkesës nga prokurori, në rastin konkret kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, kryetarja e Kuvendit duhet të njoftonte menjëherë mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Por sipas Gazment Bardhit, deri tani asnjë nga deputetët e opozitës nuk është njoftuar.

Ndaj, deputeti demokrat kërkon që mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores të bëhet këtë të hënë, datë 10 Qershor ora 18.00, si dhe një kopje e shkresës  dhe dokumentacionit shoqërues t’i dërgohet deputetëve për t’u njohur me rastin.

SPAK kërkon “dritën jeshile” nga Kuvendi për arrestimin e Ahmetaj, i cili është në hetim për aferën e inceneratorëve. Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e deputetit dhe ish-zëvendëskryeministrit pasi janë ngritur katër akuza për të, përkatësisht: shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Kerkese Per Materialet Keshilli i Mandateve – 10 Qershor by Newsbomb Albania on Scribd

The post Gazment Bardhi shkresë Nikollës: Këshilli i Mandateve të mblidhet sot për Arben Ahmetaj! appeared first on Newsbomb Albania.