Prokuroria e Shtetit diskuton me KPM-në për parandalimin e veprimtarive ilegale në internet e TV

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e operatorëve të shërbimeve elektronike dhe Këshillit të Pavarur të Mediave (KPM). Në fokus të diskutimeve ishte çështja e parandalimit dhe luftimit të veprimeve të operatorëve ilegalë, të cilët, me shkelje të ligjit dhe përmes ndërhyrjes së paautorizuar, janë duke […]

Prokuroria e Shtetit diskuton me KPM-në për parandalimin e veprimtarive ilegale në internet e TV
prokuroria-e-shtetit-diskuton-me-kpm-ne-per-parandalimin-e-veprimtarive-ilegale-ne-internet-e-tv

prokuroria-e-shtetit-diskuton-me-kpm-ne-per-parandalimin-e-veprimtarive-ilegale-ne-internet-e-tv

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e operatorëve të shërbimeve elektronike dhe Këshillit të Pavarur të Mediave (KPM).

Në fokus të diskutimeve ishte çështja e parandalimit dhe luftimit të veprimeve të operatorëve ilegalë, të cilët, me shkelje të ligjit dhe përmes ndërhyrjes së paautorizuar, janë duke ofruar shërbime ilegale të internetit dhe TV kanaleve brenda territorit të Republikës së Kosovës.

“Temë e diskutimeve të përbashkëta ishte parandalimi dhe luftimi i veprimeve të operatorëve ilegalë, të cilët, në mënyrë të kundërligjshme dhe përmes ndërhyrjes së paautorizuar janë duke kryer – ofruar shërbime ilegale të internetit dhe TV Kanaleve brenda territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kelmendi ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të institucionit për të trajtuar me shpejtësi dhe profesionalizëm rastet që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për mbështetjen e operatorëve të licencuar në identifikimin e veprimtarive ilegale, duke kërkuar bashkëpunimin e tyre në këtë fushë.