Publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër Moldavisë, e cila nis në orën 18:00. Ai nuk ka bërë ndryshime nga ndeshja e fundit, ndonëse në përbërjen e parë është rikthyer mbrojtësi Ardian Ismajli që mungoi ndaj Çekisë. Ismajli ka zëvendësuar Arlind Ajetit që u largua nga grumbullimi për shkak të lëndimit. Krahas […]

Publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër Moldavisë, e cila nis në orën 18:00.

Ai nuk ka bërë ndryshime nga ndeshja e fundit, ndonëse në përbërjen e parë është rikthyer mbrojtësi Ardian Ismajli që mungoi ndaj Çekisë. Ismajli ka zëvendësuar Arlind Ajetit që u largua nga grumbullimi për shkak të lëndimit.

Krahas Ismajlit, në mbrojtje janë edhe Mario Mitaj, Berat Gjimshiti e Elseid Hysaj. Para mbrojtjes, janë vendosur Kristjan Asllani e Ylber Ramadani, ndërsa Nedim Bajrami qëndron prapa vijës së sulmit.

Sokol Çikalleshi luan në qendër të sulmit, ndërsa nga krahët e përkrahin Taulant Seferi e Jasir Asani. Ndërkohë, porta i është besuar Etrit Berishës.

Kjo ndeshje i takon Grupit E kualifikues për “Euro 2024”, ndërsa Shqiëprisë i mjafton një pikë për ta konfirmuar kualifikimin në këtë turne që mbahet vitin tjetër në Gjermani.