Punonjësit e Austrian Airlines në grevë, janë anuluar 400 fluturime përfshirë edhe linjën Shkup-Vjenë dhe anasjelltas

Ekuipazhi i kabinës që punon në Austrian Airlines (AUA) filloi grevën duke kërkuar rritje të pagave, raporton Anadolu. Greva ka përfshirë edhe fluturimet nga Vjena për në Shkup dhe anasjelltas. Në ueb faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar Shkup nuk janë vendosur as fluturimet, as uljet me këtë kompani ajrore. Pasi 17 takime mes AUA dhe […]

Punonjësit e Austrian Airlines në grevë, janë anuluar 400 fluturime përfshirë edhe linjën Shkup-Vjenë dhe anasjelltas
Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi, foto: Portalb.mk

Ekuipazhi i kabinës që punon në Austrian Airlines (AUA) filloi grevën duke kërkuar rritje të pagave, raporton Anadolu.

Greva ka përfshirë edhe fluturimet nga Vjena për në Shkup dhe anasjelltas.

Në ueb faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar Shkup nuk janë vendosur as fluturimet, as uljet me këtë kompani ajrore.

Pasi 17 takime mes AUA dhe VIDA Union, që përfaqëson punonjësit e linjave ajrore nuk dhanë asnjë rezultat, punonjësit e kabinës hynë në grevë në Aeroportin Ndërkombëtar Schwechat afër Vjenës.

Greva e nisur gjatë natës do të vazhdojë deri në mesditë të nesërmen.

Presidenti i Unionit VIDA, Roman Hebenstreit në deklaratën për media tha se i vinte keq që u desh të merrnin një vendim të tillë gjatë festës së Pashkëve. Ai tha se punëtorët e kabinës në Lufthansa, kompania gjermane e linjës ajrore që përfshin Austrian Airlines, punojnë me 40 për qind më shumë të ardhura mujore se këtu dhe se duhet të merrnin një vendim të tillë për të mbyllur këtë hendek të madh.

Kompania njoftoi se më shumë se 400 fluturime u anuluan për shkak të grevës dhe rreth 52 mijë pasagjerë u prekën nga kjo situatë.

Ndërkohë që Sindikata VIDA kërkon që të ardhurat mujore të punonjësve të rriten me 27 për qind, kompania ajrore e konsideron këtë kërkesë joreale dhe propozon një rritje prej 18 për qind.