QKMF në Vushtrri pajiset me automjete të reja për shërbime shtëpiake

Kur pacientët thërrisnin për vizita, jo çdo herë mund të arrihej me kohe. Automjete të tilla si këto në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri shpesh i linin në rrugë stafin e kësaj qendre. Kjo për shkak të vjetërsisë se tyre. Por, nga kjo javë, duket se stafi i QKMF-së në këtë komunë më […]

QKMF në Vushtrri pajiset me automjete të reja për shërbime shtëpiake
qkmf-ne-vushtrri-pajiset-me-automjete-te-reja-per-sherbime-shtepiake

qkmf-ne-vushtrri-pajiset-me-automjete-te-reja-per-sherbime-shtepiake

Kur pacientët thërrisnin për vizita, jo çdo herë mund të arrihej me kohe.

Automjete të tilla si këto në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri shpesh i linin në rrugë stafin e kësaj qendre.

Kjo për shkak të vjetërsisë se tyre.

Por, nga kjo javë, duket se stafi i QKMF-së në këtë komunë më nuk do të përballen më këso problemesh.

Lorik Maxhuni, drejtor i Shëndetësisë në Vushtrri

“në të kaluarën ka pasur probleme për shkak të vjetërsisë, por tash kemi tre makina të reja janë shtuar, të hemodializës dhe vizita shtëpiake…”.

Maxhuni tregoi edhe shumën e shfrytëzuar për blerjen e këtyre automjeteve.

Lorik Maxhuni, drejtor i Shëndetësisë në Vushtrri

“Shuma totale e automjete që ne kemi marrë është 70 deri 80 mijë euro…”

Por këto vetura nuk janë të vetmet në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare.

Në kuadër të QKMF-së në Vushtrri së fundmi është shtuar edhe një shërbim i ri i ultrazërit të abdomenit dhe pelvikut./T7