Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale (LIVE)

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë për presidentin e vendit. Kutitë e votimit janë hapur që në orën 7:00, ndërsa do të mbyllen në orën 19:00. Të drejtë vote kanë 1.814.317 persona ndërsa 1.713.758  votues janë të regjistruar për votim në 3.480 vendvotime në tërë vendin. Në garë janë 7 kandidatë, kurse këto janë […]

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale (LIVE)
Kuti votimi në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriu. Foto nga Teuta Buçi / Portalb.mk

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë për presidentin e vendit. Kutitë e votimit janë hapur që në orën 7:00, ndërsa do të mbyllen në orën 19:00. Të drejtë vote kanë 1.814.317 persona ndërsa 1.713.758  votues janë të regjistruar për votim në 3.480 vendvotime në tërë vendin. Në garë janë 7 kandidatë, kurse këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale, raporton Portalb.mk. Sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për zgjedhjet e këtij viti, votuesit mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria 9 muaj para datës së zgjedhjeve.

Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.

09:15 – RMV, raportoni shkeljet e së të drejtës së votës në këtë linjë telefonike

09:00 – Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

08:00 – RMV, përqindja e daljes së votuesve në të gjitha zgjedhjet presidenciale deri më tani (Infografik)

07:00 – Janë hapur kutitë, vijon votimi

22.04.2024

Heshtje zgjedhore për presidencialet, fushatë për parlamentaret, votuan mijëra të paraqitur

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka raportuar që dje deri në ora 19:00, në vendvotimet që gjendet në mërgatë, 35 % e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote, e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, transmeton Portalb.mk. Dje, votimi për zgjedhjet presidenciale u zhvillua për të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në Shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit apo diasporë.

Gjatë heshtjes zgjedhore propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.

Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.

Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve, si dhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.

Heshtja mbaron sot në ora 19.00 pasi mbyllen kutitë e votimit.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të përkojë me zgjedhjet parlamentare të 8 majit dhe kur votuesit të shkojnë në qendrat e votimit para se të marrin fletëvotimin, do të duhet të deklarojnë nëse do të votojnë për të dyja zgjedhjet ose jo. Nëse nuk duan të votojnë në asnjë prej zgjedhjeve, nuk do të mund të ndryshojnë mendje gjatë ditës dhe të kthehen sërish në qendrën e votimit dhe të votojnë.

LEXO: Afër një mijë vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes do ndjekin zgjedhjet presidenciale në RMV