Qytetari dorëzon në Polici 1400 euro që dyshohet se janë të falsifikuara

Policia e Kosovës njofton se një qytetar ka dorëzuar në stacionin policor në Mitrovicë shtatë kartëmonedha 200-euroshe, që dyshohen si të falsifikuara. Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka thënë se këto para i ka tërhequr nga një institucion mikrofinanciar në Suedi. Kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme e rasti po hetohet, ka njoftuar Policia […]

Qytetari dorëzon në Polici 1400 euro që dyshohet se janë të falsifikuara
qytetari-dorezon-ne-polici-1400-euro-qe-dyshohet-se-jane-te-falsifikuara

qytetari-dorezon-ne-polici-1400-euro-qe-dyshohet-se-jane-te-falsifikuara

Policia e Kosovës njofton se një qytetar ka dorëzuar në stacionin policor në Mitrovicë shtatë kartëmonedha 200-euroshe, që dyshohen si të falsifikuara.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka thënë se këto para i ka tërhequr nga një institucion mikrofinanciar në Suedi.

Kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme e rasti po hetohet, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh të mërkurën.

“Rr. Marije Shllaku, Mitrovicë 06.04.2024 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka dorëzuar në stacionin policor 7-kartëmonedha nga 200 € të cilat sipas verifikimit të cilin ai e kishte kryer në një bankë, kishin rezultuar se janë të dyshuara si të falsifikuara. Ankuesi këto kartëmonedha i kishte marrë (tërhequr) nga një institucion mikro-financiar në Suedi. Kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.