Ra nga kati i nëntë i objektit në Fushë Kosovë, vdes punëtori 38 vjeçar

Një 38 vjeçar ka vdekur pasi ra nga kati i nëntë i një objekti ku ishte duke punuar. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci, ka konfirmuar lajmin për Express. “Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka […]

Ra nga kati i nëntë i objektit në Fushë Kosovë, vdes punëtori 38 vjeçar

Një 38 vjeçar ka vdekur pasi ra nga kati i nëntë i një objekti ku ishte duke punuar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci, ka konfirmuar lajmin për Express.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti. Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK, i njëjti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë. Në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente punime në atë objekt”.

Borovci tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.