Rama nis turin ballkanik, kryeministri mbërrin në Shkup

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak më parë në Shkup, vizitë kjo në kuadër të turit ballkanik. Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga delegacioni shqiptar është pritur në aeroport nga zëvendëskryministri Artan Grubi. Në orën 12:00 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Rama me homologun Dimitar Kovaçevski. Pas takimit mes delegacioneve […] The post Rama nis turin ballkanik, kryeministri mbërrin në Shkup appeared first on Newsbomb Albania.

Rama nis turin ballkanik, kryeministri mbërrin në Shkup

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak më parë në Shkup, vizitë kjo në kuadër të turit ballkanik. Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga delegacioni shqiptar është pritur në aeroport nga zëvendëskryministri Artan Grubi.

Në orën 12:00 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Rama me homologun Dimitar Kovaçevski.

Pas takimit mes delegacioneve është parashikuar një drekë e përbashkët dhe më pas Rama do të udhëtojë drejt Kosovës, për të realizuar takim fillimisht me Presidenten Vjosa Osmani e me kryeparlamentain Glauk konjufca.

Ndërkohë, Rama është në pritje konfirmi të një takimi të mundshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

The post Rama nis turin ballkanik, kryeministri mbërrin në Shkup appeared first on Newsbomb Albania.