Kërkoi lirinë, Apeli lë në burg Vangjush Dakon

Apeli i Posaçëm ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Vangjush Dakon, i cili kërkoi sot para gjykatës masë më të butë sigurie. Bëhet me dije se ish-kryebashkiaku socialist nuk ka qenë i pranishëm në seancë por është përfaqësuar nga avokatët e tij mbrojtës. Më herët Gjykata e Posaçme ka […] The post Kërkoi lirinë, Apeli lë në burg Vangjush Dakon appeared first on Newsbomb Albania.

Kërkoi lirinë, Apeli lë në burg Vangjush Dakon

Apeli i Posaçëm ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Vangjush Dakon, i cili kërkoi sot para gjykatës masë më të butë sigurie. Bëhet me dije se ish-kryebashkiaku socialist nuk ka qenë i pranishëm në seancë por është përfaqësuar nga avokatët e tij mbrojtës.

Më herët Gjykata e Posaçme ka dhënë masën paraprake të sigurisë “arrest me burg” për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiak i Durrësit i arrestuar për shpërdorim detyre në dy raste.

Kujtojmë se Dako është arrestuar pak javë më parë me urdhër të SPAK, ndërsa akuzohet se në bashkëpunim me ish-zyrtarë të tjerë, “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit dhe jo sipas projektit të miratuar”.

Bashkëpunëtorët në vite të Dakos dhe ai vetë, akuzohen për dy vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Nga natyra e këtyre veprave penale, ato kanë lidhje me periudhën kur ata kanë qenë në poste të caktuara në Bashkinë e Durrësit.

The post Kërkoi lirinë, Apeli lë në burg Vangjush Dakon appeared first on Newsbomb Albania.