Avokati: Ahmetaj po përdor kërcënimet me jetë për azil politik

Avokati Jordan Daci pretendon se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj po përdorë kërcënimet me jetë për të marrë azil politik. I ftuar në “Open” të Neës 24, Daci tha se pretendimet për kërcënimet me jetë që Ahmetaj i njoftoi disa ditë më parë përmes një shkrimi në Facebook, po i përdor për të marrë azil politik. Sipas […] The post Avokati: Ahmetaj po përdor kërcënimet me jetë për azil politik appeared first on Newsbomb Albania.

Avokati: Ahmetaj po përdor kërcënimet me jetë për azil politik

Avokati Jordan Daci pretendon se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj po përdorë kërcënimet me jetë për të marrë azil politik.

I ftuar në “Open” të Neës 24, Daci tha se pretendimet për kërcënimet me jetë që Ahmetaj i njoftoi disa ditë më parë përmes një shkrimi në Facebook, po i përdor për të marrë azil politik. Sipas avokatit ish-ministri i Financave po i përdor ato për t’u mbrojtur nga ajo se çfarë mund ta gjejë në Shqipëri.

“I fundit që mund të japë leksione për politikën është ky person. Në një vend demokratik, kurrsesi s’mund të jetë ai personi, që kur sistemi kthehet kundër tij, të marrim leksione nga ai. Pretendimet për kërcënimet me jetë, mendoj se po e përdor për të marrë azil politik. Unë e shoh si mesazh për t’u mbrojtur nga ajo se çfarë mund ta gjejë”, deklaroi Daci.

Kujtojmë, Ahmetaj bëri një reagim të gjatë për kërkesën e arrestimit të tij nga SPAK, ku përmendi dhe që kishte marrë kërcenmie me jetë.

“Dikush me tha “ te duan ne burg vella”. Kam marrë kërcënime (I kam me screenshot e me zë ndoshta), madje se fundi dhe një mesazh triumfi si mirëseardhje… Nëse do ta meritoj, sigurisht qe do ndodhi…po jo përpara se e vërteta te marrë rruge e drite”, shkroi ish-ministri.

The post Avokati: Ahmetaj po përdor kërcënimet me jetë për azil politik appeared first on Newsbomb Albania.