Rama promovon adoptimin e qenve endacakë: S’kërkojnë shumë, timit ia lanë emrin Fisteku

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ai bashkë më familjen e tij e kanë adoptuar një qen endacak. Ai poashtu ka treguar sesi e ka emërtuar vajza e tij qenin e adoptuar. Në mes tjerash i pari i kryeqytetit ka thënë se nuk i marrin 50 eurot si masë mbështetëse për […]

Rama promovon adoptimin e qenve endacakë: S’kërkojnë shumë, timit ia lanë emrin Fisteku
rama-promovon-adoptimin-e-qenve-endacake:-s’kerkojne-shume,-timit-ia-lane-emrin-fisteku

rama-promovon-adoptimin-e-qenve-endacake:-s’kerkojne-shume,-timit-ia-lane-emrin-fisteku

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ai bashkë më familjen e tij e kanë adoptuar një qen endacak.

Ai poashtu ka treguar sesi e ka emërtuar vajza e tij qenin e adoptuar.

Në mes tjerash i pari i kryeqytetit ka thënë se nuk i marrin 50 eurot si masë mbështetëse për familjet që adoptojnë qenë endacakë.

“Po, një. Unë s’i kam kërkuar ato 50 euro, domethënë ne nuk i marrim 50 euro, mirëpo e kemi adoptuar një qen të vogël që tash është rritur, ia kanë lanë emrin ‘Fisteku’”, tregoi i pari i kryeqytetit për Klan Kosovën.

Rama tregoi se numri i qenve të adoptuar është më pak se 70, numër ky hiç i kënaqshëm.

“Qentë janë kafshë të mira, krejt çka kërkojnë ndoshta një trajtim të mirëfilltë dhe ne si shoqëri duhet me ofru këtë mundësi, mirëpo po them duhet me pasë ligjin e po ashtu edhe buxhetin që na mundëson një trajtim të mirëfilltë dhe po ashtu nivelin qendror që e ndihmon edhe nivelin komunal”, tha Rama.