Rama: Studentët e mjekësisë që e nisin Universitetin këtë vit do e marrin diplomën pas 5 vitesh, do punojnë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë ka folur për media në lidhje me ligjin e ri për studentët e mjekësisë. Kreu i qeverisë u shpreh se studentët e mjekësisë që do të nisin këtë vit Universitetin do të nënshkruajnë një marrëveshje, ku do u duhet 5 vite të arrin doplomën. Studentët do e marrin […] The post Rama: Studentët e mjekësisë që e nisin Universitetin këtë vit do e marrin diplomën pas 5 vitesh, do punojnë në Shqipëri appeared first on Newsbomb Albania.

Rama: Studentët e mjekësisë që e nisin Universitetin këtë vit do e marrin diplomën pas 5 vitesh, do punojnë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë ka folur për media në lidhje me ligjin e ri për studentët e mjekësisë.

Kreu i qeverisë u shpreh se studentët e mjekësisë që do të nisin këtë vit Universitetin do të nënshkruajnë një marrëveshje, ku do u duhet 5 vite të arrin doplomën.

Studentët do e marrin  diplomën 5 vite pasi kanë mbaruar shkollën dhe gajtë këtyre viteve do duhet të duhet të punojnë në vend.

“Çdo student i mjekësisë që futet rishtaz në sistem e ka të detyrueshme 5 vite pune në Shqipëri, pastaj merr diplomën. Kjo nuk është kusht qe pranohet ose jo, por kështu do të jetë formati i Universitetit të Mjekësisë. Rregull absolut për të gjithë. Ata që tashmë e kanë filluar universitetin më herët do të kenë kushtin që të punojnë në Shqipëri për disa vite, në mënyrë -progresive, por vetëm nëse pranojnë. Ndryshe do të paguajnë tarifën e plotë. Tarifa do të përcaktohet”, tha Rama.

The post Rama: Studentët e mjekësisë që e nisin Universitetin këtë vit do e marrin diplomën pas 5 vitesh, do punojnë në Shqipëri appeared first on Newsbomb Albania.