Raporti i Progresit: Deputetët e pushtetit me lëvdata, opozita e quan raport të Regresit

Raporti i Progresit i cili pritet të miratohet më 8 nëntor, ka fokus të veçantë marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Në atë raport përmendet se si nuk po zbatohen asnjëra marrëveshje e nënshkruar nga të dyja palët. Për këtë, në një prononcim për Front Online, deputeti i Vetëvendosjes, Alban Bajrami, njëherit anëtar në Komisionin për Integrime Evropiane, po […]

Raporti i Progresit: Deputetët e pushtetit me lëvdata, opozita e quan raport të Regresit
raporti-i-progresit:-deputetet-e-pushtetit-me-levdata,-opozita-e-quan-raport-te-regresit

raporti-i-progresit:-deputetet-e-pushtetit-me-levdata,-opozita-e-quan-raport-te-regresit

Raporti i Progresit i cili pritet të miratohet më 8 nëntor, ka fokus të veçantë marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Në atë raport përmendet se si nuk po zbatohen asnjëra marrëveshje e nënshkruar nga të dyja palët.

Për këtë, në një prononcim për Front Online, deputeti i Vetëvendosjes, Alban Bajrami, njëherit anëtar në Komisionin për Integrime Evropiane, po fajëson Serbinë.

Ai thotë që raporti do të duhej të ishte më specifik, që sipas tij do të duhej të përmendej edhe vrasja e policit në Veri.

“Sipas asaj që pashë në raportin e Evropa e Lirë në 90% të marrëveshjeve, problemi në moszbatim qëndron Serbia pasi që ka zgjedhur rrugën e agresionit ndaj Kosovës, si të zbatohet marrëveshja e Ohrit kur kemi pas marrëveshjes lobim të Serbisë për mosnjohje. Si të zbatohen marrëveshjet me Serbinë kur grupi terrorist me në krye Radoiçiq kanë vrarë policin Afrim Bunjakun. Prandaj edhe raporti do të duhej të ishte më objektiv dhe më i guximshëm, pra ta specifikonte që fajin kryesor e ka Serbia, pastaj ta ngarkonte edhe Kosovën me përgjegjësitë e veta”, u shpreh ai për Front Online.

 

Deputeti i VV-së: Raporti i Progresit me cilësim skandaloz për sulmin terrorist në Banjskë

Raporti që pritet të miratohet flet edhe për sulmin ndaj Policisë së Kosovës që ka ndodhur nga një grup i serbëve të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Ani pse në deklaratat publike të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ky sulm është cilësuar si “terrorist“,  sipas Radio Evropa e Lirë, Raporti i Progresit i referohet atij vetëm si “sulm i dhunshëm“ ndaj Policisë së Kosovës.

E për deputetin e VV-së, Alban Bajrami, nëse miratohet ky raport me këtë cilësim, për atë është skandaloz.

Ai për Front Online ka thënë që është e papranueshme të përdoret një term i tillë.

“Skandaloz është ky cilësim kushdo që miraton një raport me një terminologji të tillë të përdorur është i papranueshëm”, u shpreh ai.

Sipas mediave, në Raportin e Progresit theksohet themelimi i Asociacionit, rikthimi i serbëve në institucione të Kosovës, regjistrimi i targave ilegale, e hapja e urës në mes të Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut.

 

Të gjitha këto, nuk janë bërë për shkak që Serbia i ka penguar, thotë deputeti i VV-së, Alban Bajrami.

Ai thotë që tani pasi nuk është më në Kosovë Radoiciqi, serbët e Kosovës po ndërrojnë tabelat më lirshëm.

 “Edhe pikat e përmendura në pyetjen tuaj janë marrëveshje të cilat nuk mund të bëhen për shkak të minimit që Serbia deri më tani u ka bërë këtyre marrëveshjeve. Vetëm analizojeni marrëveshjen për targa derisa Serbia e kishte Radoiçiqin në Kosovë dhe përreth territorit të Kosovës, secili serb që vendoste të ndërronte tabelat nga ato të Serbisë në RKS i digjej vetura. Tani që Radoiçiq është në procesin fiktiv të gjykimit në Serbi, qytetarët serb në Kosovë lirshëm po i ndërrojnë tabelat, kjo edhe fal punës që është bërë në shtrirjen e sovranitetit në pjesën e veriut të Kosovës”, deklaroi ai për Front Online.

 

 

Deputetja e LDK-së: Raport i Regresit e jo i Progresit, Qeveria s’po bën asgjë

 

Ndryshe nga ai i pushtetit, një deputete opozitare akuzon direkt qeverisjen aktuale.

Rrezarta Krasniqi nga radhët e LDK-së për Front Online këtë raport, e quan raport të Regresit.

Kjo sipas saj, për shkak se Qeveria Kurti s’ka bërë asgjë për të ndryshuar vendin.

“Unë nuk pres shumë prej këtij raporti, sepse ma merr mendja që për tri vite kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë. Ky nuk është raport i progresit, por i regresit, sepse deri më tash kemi parë që nuk kemi asnjë njohje, as anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, deklaroi ai për Front Online.

Qortimet që Raporti i Progresit ka për Kosovën e Serbinë për shkak të moszbatueshmërisë së marrëveshjeve, i ka komentuar deputetja Krasniqi.

Ajo thotë që nuk po respektohet as marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri, e as ajo për energjinë elektrike.

Sipas saj, kryeministri i Kosovës do të duhej të dakordohej me ndërkombëtarët e Serbinë.

“Deri më tash me marrëveshje, pjesa veriore duhet të shkojë në zgjedhje, kryetarët duhet të japin dorëheqje, kjo është një marrëveshje që është bërë, mirëpo deri tash nuk po implementohet. Edhe marrëveshja për energjinë elektrike ende ne i paguajmë me buxhetin e Kosovës energjinë elektrike për pjesën veriore ndërsa ne si qytetarët të Republikës së Kosovës, shqiptarët paguajnë dyfish më shtrenjtë, kjo është shqetësuese. Është dashur kryeministri me ndërkombëtarët dhe Serbinë me u dakordu, dhe me u implementu këto marrëveshje, të cilat janë në të mirë të qytetarit tonë”, u shpreh ajo.